Categories: sport

Befasitë nuk e ndalin garën te “Eksperti”, rivaliteti për çmimet kryesore dhe javore mbetet i hapur

Rezultatet e papritura të Gjermanisë dhe SHBA-ve kanë surprizuar mijëra pjesëmarrës të lojës shpërblyese të Telegrafit, “Eksperti”, por pavarësisht këtyre zhvillimeve, konkurrenca për çmimet madhore dhe ato javore vazhdon të jetë plotësisht e hapur para sfidave vendimtare të fazës së grupeve.

Takimet e fundit të kësaj faze në Kupën e Botës prodhuan disa epilogë që tronditën favoritët dhe ndikuan dukshëm në renditjen e një numri të madh pjesëmarrësish në lojën “Eksperti”.

Të lidhura

None found

Mes surprizave më të mëdha ishin humbja e Gjermanisë nga Ekuadori dhe disfata e SHBA-së kundër Turqisë, rezultate që arritën t’i parashikojnë saktë vetëm shumë pak ekspertë.

Vetëm 51 pjesëmarrës e kishin parashikuar fitoren 2-1 të Ekuadorit ndaj Gjermanisë, ndërsa edhe më pak, saktësisht 46 ekspertë, qëlluan suksesin 3-2 të Turqisë përballë SHBA-së. Këto rezultate sollën lëvizje të mëdha në klasifikim dhe favorizuan ata që kishin besuar te befasitë.

Në anën tjetër, rezultatet që u gjetën më shpesh ishin triumfi 2-0 i Bregut të Fildishtë ndaj Kuraçaos, i parashikuar nga 1,441 ekspertë, si dhe fitorja 3-1 e Holandës kundër Tunizisë, të cilën e qëlluan 512 pjesëmarrës.

Po ashtu, 587 ekspertë parashikuan saktë barazimin 1-1 në ndeshjen Japoni-Suedi, ndërsa vetëm 179 pjesëmarrës gjetën rezultatin 0-0 në përballjen Paraguai-Australi.

Në lojën shpërblyese aktualisht janë të regjistruar mbi 6500 “ekspertë”, ndërsa diferenca mes pozitës së parë dhe asaj të 20-të është vetëm 30 pikë. Kjo distancë mund të eliminohet me tri parashikime të sakta, secila e vlerësuar me nga 10 pikë.

Edhe nëse dikush mendon se ka humbur terren në garën për çmimet kryesore, si Iphone 17 ProMax, Trotiner Segëey dhe një PlayStation 5, mbetet ende mundësia për të synuar shpërblimet javore. Në këtë kategori, pikët numërohen vetëm brenda një jave kalendarike, nga e hëna deri të dielën, dhe çmimet përfshijnë një vikend për çift në FAFA Resort, një “voucher” prej 50 eurosh në SunaSport dhe një orë të mençur Samsung Fit3.

Me ndeshjet vendimtare që ende nuk janë zhvilluar, gara në “Eksperti” mbetet krejtësisht e hapur. Çdo rezultat i ri mund të sjellë ndryshime në renditje, ndërsa lufta për çmimet kryesore dhe për fituesit javorë sa vjen e intensifikohet.

Tags: Eksperti

të fundit

Stojkoviq akuzon Vuçiqin për “lojë të dyfishtë” pas ceremonisë shtetërore për Mlladiqin

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “lojë të dyfishtë” lidhur me trajtimin që shteti…

46 seconds ago

Vendkalimi në Bit Pazar vijon të rrezikojë këmbësorët, Gjorgjievski njofton semaforë dhe legalizim

Dy nga bazamentet e kioskave që u larguan në BitPazar të Shkupit vazhdojnë të shërbejnë për shitësit ambulant dhe të…

5 minutes ago

Angelov: The fire in Ramno is the most difficult to control in the territory of Čučer Sandevo

Rreziku nga zjarri mbetet i lartë, ndërsa aktualisht në vend janë gjashtë zjarre aktive në ambiente të hapura, disa prej…

10 minutes ago

Berisha from New Jersey: Today I stand on the land where they tried to ban me forever, while those who set up frauds against me are behind bars

Sali Berisha tha se takimi me diasporën shqiptare në SHBA kishte qenë një fat i madh për të, duke vlerësuar…

12 minutes ago

Kushner and Witkoff meet Zelensky in Kyiv: Very important discussion on ending the war

Të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner zhvilluan sot bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky…

12 minutes ago

Bellai pas humbjes 4-0 me Tiranën: Fitorja ndaj Dinamos na bëri të mendonim se ishim Barcelona

Arjan BellaiVora u mposht nga Tirana në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiore [...]Read More...

18 minutes ago