Categories: Uncategorized

Shtyerja e Europianit, Mancini: Do të kemi një Itali tjetër në vitin 2021

Roberto Mancini ka dhënë disa komente lidhur me shtyrjen e Euro 2020 dhe mënyrën se si ky vendim afekton kombëtaren e tij.

Vendimi për shtyrjen e Kampionatit Evropian, i cili erdhi më herët gjatë kësaj jave, do të ketë ndikim edhe te kombëtarja e Italisë.

Selektori i kësaj kombëtare beson se skuadra e tij do të ketë përfitime, pasi deri në 2021 do të kthehen disa lojtarë të rëndësishëm që ishin të dëmtuar, kurse të tjerë do të fitojnë përvojën.

“Sigurisht, rikuperimi i lojtarëve me karakteristika unike si Nicolo Zaniolo është i rëndësishëm. Ka lojtarë të tjerë të rinj që ne kemi në skuadër dhe do të kenë më shumë eksperiencë verën tjetër” ka thënë Mancini.

“Nëse emra si Federico Chiesa shkojnë në klube të mëdha dhe kanë minuta, kjo do të thotë se ata do të jenë më të matur. Të tjerë si Domenico Berardi mund të sigurojnë marrëveshje të mira në të ardhmen, pasi ai është vetëm 25 vjeç dhe mund të rritet si lojtar” ka shtuar selektori i ‘Azzurri’.

Sigurisht, Mancini ka të drejtë, por shpresojmë që kombëtarja e Italisë të mos afektohet nga kriza që shkaktoi Covid19.

të fundit

Kombëtarja ndez “motorrët”, zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për…

2 minutes ago

“Shumë njerëz që më parë hezitonin, do të largohen nga vendi”, Lapaj bën parashikimin e zymtë pas 11 majit

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV , deklaroi se 11 maji…

15 minutes ago

Rikthim rezultati dhe ‘breshëri’ golash: Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë…

32 minutes ago

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Vendimi erdhi…

44 minutes ago

Manchester United gati të ndryshojë “fytyrë” në sulm, pranë marrëveshjes me dy sulmues

Manchester United në kërkim të një sulmuesi. Ekipi anglez dëshiron të fshijë sezonin e keq që sapo përfundoi, i cili…

56 minutes ago

Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga…

1 hour ago