Manchester United në kërkim të një sulmuesi. Ekipi anglez dëshiron të fshijë sezonin e keq që sapo përfundoi, i cili kulmoi me humbjen në finalen e Europa League ndaj Tottenham dhe përfundimin në ligë afër zonës së rënies nga kategoria.
Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” po kërkojnë një element që mund të rrisë nivelin teknik në repartin sulmues, duke synuar Viktor Gyokeres.
None found
Sipas “Sky Sports UK”, klubi ka kontaktuar agjentët e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e një marrëveshjeje.
Trajneri Ruben Amorim është një tifoz i madh i Gyokeres, të cilin e kishte nën komandën e tij te Sporting.
United po kërkon një sulmues, pavarësisht nga e ardhmja e Rasmus Hojlund, edhe sepse lojtari danez deklaroi së fundmi se nuk dëshiron të largohet nga Manchester.
Gyokoeres nuk është i vetmi që kërkon repartin sulmues i Manchesterit. Klubi pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar, edhe për sulmuesin e Brentford, Bryan Mbeumo. Klubi është optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…