Categories: Uncategorized

Shkarkimi i Contes i “zbrazi xhepat” Chelseas

Chelsea u detyrua të paguajë mbi 31.2 milionë euro për shkarkimin e italianit Antonio Conte nga posti i trajnerit.

Raporti i fundit financiar i klubit londinez dëshmon se ata ia dhanë mbi 30 milionë euro dëmshpërblim trajnerit Conte, ndërsa shpenzuan para edhe për seancat gjyqësore.

Të lidhura

None found

Conte u shkarkua nga Chelsea në korrik të vitit 2018, dy vjet pasi ishte emëruar në atë pozitë. Më vonë, klubi anglez vendosi ta zëvendësojë atë me Maurizio Sarrin.

Ish-mesfushori italian Conte arriti ta fitojë titullin e Premierligës me Chelsean në vitin 2017, mirëpo u shkarkua një vit më vonë, kur i kishin mbetur edhe 12 muaj kontratë. Ai u shkarkua pasi Chelsea mbeti i pesti në ligë dhe s’arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Conte për momentin është duke e drejtuar skuadrën e Interit, ndërsa me Chelsean kishte arritur ta fitojë edhe FA Cup, duke e mposhtur Manchester Unitedin në finale.

Raporti financiar dëshmon se Chelsea i ka shpenzuar rreth 100 milionë euro dëmshpërblim për trajnerët e shkarkuar që nga viti 2004, kur Roman Abramovich e mori pronësinë e klubit.

të fundit

Lassa prezanton modelet e gomave për dimrin 2026–2027

Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…

3 minutes ago

Porsche sjell 911 GT3 Touring Earls Court 51 Edition, vetëm 51 njësi për Britaninë

Porsche po shënon 75-vjetorin e debutimit të saj në panairin e automobilave në Earls Court, Londër, në vitin 1951, me…

4 minutes ago

Inteligjenca artificiale po transformon proceset e zhvillimit te Mercedes-Benz

Prodhuesi gjerman i veturave Mercedes-Benz synon të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e modeleve të reja duke përdorur inteligjencën artificiale (IA).Sipas Jörg…

4 minutes ago

Greqia miraton ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët, zbatimi nis në 2027

Greqia i është bashkuar grupit të vendeve që po vendosin kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Parlamenti…

8 minutes ago

Studenti ekselent i përgjigjet Ramës: S’jam dënuar kurrë, policia më dhunoi dhe protestat do të vijojnë

Studenti Jon Sinoimeri, që kryeministri Edi Rama e akuzoi për përdorues/shpërndarës droge, ka reaguar për News24. Sinoimeri tha se nuk…

9 minutes ago

Presidentja Shiroka Pula zhvilloi takim me homologun hungarez András Baka

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në takim nga homologu hungarez, András Baka, me të cilin…

11 minutes ago