Categories: sport

Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Newcastle

Antonio Conte është i interesuar për të dijë kushtet që mund t’i ofrojë klubi i Newcastle dukeqenëse ai është një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League.

Tekniku italian është i hapur për një kthim në Angli.  Klubi anglez i blerë së fundi nga sheikët do shpenzojnë në merkaton e janarit, e Conte do të dijë se do te jetë ndikimi i tij në rekrutimin e lojtarëve në merkato,

Të lidhura

None found

Conte nuk ka pasur gjithmonë kontroll të plotë mbi transferimet gjatë kohës së tij në Chelsea dhe në postin e tij të fundit në Itali me Interin.

52-vjeçari u shkarkua nga Chelsea pavarësisht fitimit të Premier Ligës dhe Kupës FA dhe i kushtoi Bluve një kompensim prej 26 milion funte.

Conte fitoi Serie A me Interin por u largua pas një grindjeje të ashpër mbi shitjet e lojtarëve pasi Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u shitën respektivisht te PSG dhe Chelsea, dhe zëvendësimet e nivelit të lartë nuk ishin të garantuara.

Si pjesë e marrëveshjes së tij me Interin ai nuk mund të kthehet në punë në Serie A deri në vitin 2022.

Prandaj, marrja e garancive para një kthimi në Angli do të ishte jetike për ta bindur atë për një aventurë tjetër të Premier Ligës.

Që nga largimi nga San Siro, ish-trajneri i Juventusit është lidhur me punën në Arsenal, ndërsa Barcelona gjithashtu është lidhur.

Një pengesë e mundshme për çdo klub të interesuar për Conte është se preferenca e tij është të fillojë punën në një klub në fillim të një sezoni të ri.

Kjo do të ishte pika fillestare e negociatave për Newcastle nëse ata zgjedhin Conte dhe ata duhet për ta bindur atë që të fillojë punën me një pjesë të fushatës tashmë të shkuar.

Pronarët e rinj të Newcastle zgjodhën një ose dy ditë për të lejuar që njoftimi i blerjes të qetësohej gjatë fundjavës pasi takuan stafin të premten në mëngjes.

Puna ende po vazhdon në prapaskenë me ekipin e Amanda Staveley që ende vlerëson opsionet e tyre pasi zbarkoi klubin nga Mike Ashley pas një beteje katërvjeçare kontrolli.

të fundit

Protesta studentore në Tiranë/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, nesër pritet tubim kombëtar

Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të, me një grup qytetarësh dhe studentësh që vijojnë të qëndrojnë…

2 minutes ago

LZHK publikon planin për daljen nga kriza, kërkon dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri të re gjithëpërfshirëse

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka publikuar platformën e saj politike për kapërcimin e situatës në vend, duke kërkuar dorëheqjen e…

6 minutes ago

BE-ja kërkon respektim të plotë të pavarësisë së Speciales dhe konsultim për çdo ndryshim ligjor

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, duke rikujtuar…

15 minutes ago

Justina Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Në seancën solemne në Hungari u kujtua kryengritja kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, ndërsa liderët evropianë theksuan rëndësinë e…

15 minutes ago

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën në protestë, studentët po luftojnë për të gjithë ne

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë…

15 minutes ago

Fermin Lopez: Real Madridi i përdor polemikat me gjyqtarët për të mbuluar paraqitjet e veta

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka reaguar ndaj debatit të vazhdueshëm për vendimet e gjyqtarëve në prag të ‘El Clasicos’…

20 minutes ago