Categories: sport

Kosova e 14-ta në botë për siguri dhe rend publik, baraz me Danimarkën dhe Finlandën

Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup, Kosova bën pjesë në 15 vendet e para të botës për sigurinë dhe rendin.

Në tabelën e Gallup-it, Kosova ka arritur 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të me rezultat të njëjtë me Danimarkën, Finlandën dhe Hong Kongun.

Të lidhura

None found

Me këtë vlerësim, Kosova lë pas shumë shtete të njohura evropiane, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Francën.

Në raport me vendet e rajonit, Kosova ka dalë më lart se Shqipëria me 86 pikë, Mali i Zi me 84 pikë dhe Serbia me 82 pikë.

Taxhikistani kryeson renditjen globale me 96 pikë, i ndjekur nga Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me nga 95 pikë, ndërsa Vietnami ka marrë 94 pikë.

Indeksi i Ligjit dhe Rendit mat disa aspekte të sigurisë së përditshme, duke përfshirë perceptimin e qytetarëve për sigurinë kur ecin vetëm natën, besimin në policinë lokale dhe përvojat me vjedhjet ose sulmet fizike gjatë 12 muajve të fundit.

të fundit

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë, qytetarët thirrje: Dorëheqje, dorëheqje

Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…

2 minutes ago

Muhaxheri flet para Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe masat e sigurisë në QPS

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e…

6 minutes ago

Hysni Gucati: Është turp që Jakup Krasniqit nuk i lejohet takimi i lirë as me të vëllanë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar lidhur me trajtimin…

6 minutes ago

Dëshmia e Gazmend Muhaxherit: Zbardhen kërkesat e QPS-së për sigurinë në rastin e Arlinda Zekajt

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka deklaruar para Komisionit Hetimor Parlamentar se menaxherja e…

6 minutes ago

Burgim i përjetshëm për nënën që la në det vajzën 3-vjeçare, në gjyq deklaron: Nuk jam vrasëse

Gjykata në Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm një 33-vjeçare me origjinë algjeriane, e akuzuar për vrasjen e vajzës…

7 minutes ago

Spiropali shfaqet e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS, ulet mes deputetëve socialistë

Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës…

9 minutes ago