Categories: Uncategorized

Setien – Messit: Duhet të aktrosh pak që të fitosh penallti

Quque Setien u shpreh mjaft i kënaqur që arriti të sigurojë tre pikë në një ndeshje shumë të vështirë për katalanasit;

“Qasja e guximshme e Betis na e ka komplikuar punën me topin, megjithatë kemi qenë shumë të angazhuar në pjesën e parë. Nuk kemi qenë të qetë në asnjë moment. Kemi lojtarë me shumë aftësi dhe cilësi. Pas pushimit, e kemi zotëruar lojën më qartë. Fituam tri pikë të çmuara, por ka qenë shumë e vështirë. Sonte nuk u dekurajuam kurrë, as kur Betis ishte në avantazh.

Të lidhura

None found

Pra, vlerësoj lojën dhe fitoren. Ne vinim nga një goditje në Bilbao, ku ishim shumë mirë dhe merituam fitoren, por u eliminuam. Barça e ka merituar sonte fitoren. Ne, sigurisht, mund t’i bëjmë gjërat më mirë, por jam shumë i lumtur me sjelljen e skuadrës, e përmbysi disavantazhin dy herë. Një penallti për Leo Messi? Nuk e pashë qartë, sepse isha shumë larg. Sidoqoftë, është ajo që tha Leo; ju duhet të aktroni pak në hedhje, në mënyrë që gjyqtarët të tregojnë penallti”.

Në fund, ai foli për kthimin e tij në “Benito Villamarín”: “Unë u largova disa muaj më parë që këtu dhe uroj që Betis të bëjë më të mirën. Ka qenë një kthim shumë emocional. Unë jam shumë mirënjohës për këtë klub, për mundësinë që më dha. Ishin dy vite të mrekullueshme. Fundi ishte pak i ashpër, por jam i kënaqur që jam këtu”.

të fundit

Granit Xhaka rikthehet në nëntor, Zvicra i jep fund pezullimit

Granit Xhaka dhe Breel Embolo do të jenë sërish të gatshëm për Kombëtaren e Zvicrës nga muaji nëntor, pasi Federata…

3 minutes ago

Unë të tregoj gjithçka, ti mua jo” – dëshmia për takimet e Qerimit në gjykimin për spiunazh

Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale…

8 minutes ago

Begaj nis konsultimet me partitë për zgjedhjet lokale

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për bisedime lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore.Sipas një ftese të parë, konsultimet…

8 minutes ago

Shkrirja e akullit në Dolomite zbulon 250 mjete shpërthyese dhe trupa ushtarësh nga Lufta e Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite të Italisë po nxjerr në sipërfaqe mbetje të rrezikshme të Luftës së Parë Botërore, mes…

9 minutes ago

Hetim në Monako pas vdekjes së kushëririt të Princit Alberto II, ndalohet një person

Një person është ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet në Monako, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit Antoine de…

9 minutes ago

Deputetët socialistë zhvillojnë mbledhjen online dhe votojnë nga shtëpia, zyrat e makina

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik u mblodh në distancë. Deputetët e Partisë Socialiste nuk…

12 minutes ago