Categories: sport

Julian Ahmataj: Fitoren e meritonim sonte, na u mohua një penallti e pastër

Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët në përballjen e javës së katërt të “Abissnet Superiore”. Takimi i luajtur në Korçë përfundoi me rezultatin 1-1. Në përfundim të sfidës, trajneri i vendasve, Julian Ahmataj, ka ndarë mendimet e tij.

Të lidhura

None found

“Gabimet? Na vjen thellësisht keq që nuk arritëm ta fitonim këtë ndeshje. Të gjithë këta mbështetës prisnin që ekipi të dilte me tri pikë. Megjithatë, besoj se luajtëm në një nivel shumë të mirë dhe e mbajtëm Tiranën vazhdimisht të ngërthyer në presion. Tirana posedon cilësi në repartin ofensiv dhe një grup i ri si yni, i ndjen më shumë minutat e para. Pas atij momenti, gjithçka u zhvillua në avantazhin tonë. Zhvilluam një paraqitje shumë cilësore dhe mendoj se e meritonim më tepër”, u shpreh fillimisht ai.

“Gjendja e terrenit nuk na lejoi një lojë të rrjedhshme dhe të kthjellët. Na kufizoi mjaft në shumë nga skemat që kishim planifikuar. Megjithatë, edhe pse fusha kishte probleme, besoj se bëmë një paraqitje të mirë. Na duhet më shumë saktësi përpara portës, kjo po na penalizon në këto javë të para, por ruaj shpresën se do të përmirësohemi. Katër javë që pësojmë rregullisht gol? Kemi elementë cilësorë në prapavijë, por lojtarët që erdhën rishtazi kanë nevojë për t’u ambientuar. Mbrojtja është një repart shumë i ndjeshëm. Ne sot morëm një rrezik duke hedhur në fushë një lojtar të ri, gjë që rrallë e bën ndonjë ekip tjetër. Me kalimin e kohës, besoj se do të krijohet sinergjia e duhur”, vijoi tutje trajneri korçar.

Lidhur me repartin e avancuar, Ahmataj theksoi: “Sulmi? Prodhon mjaft, por unë e kam përmendur që në momentin e finalizimit duhet të ecim më mirë. Përsëri sot na mungoi një penallti e pastër, pati një prekje të topit me dorë. Për të protestuar, le ta bëjnë të tjerët. E njëjta gjë na ndodhi edhe me Dinamon. Kur shqyrtohen situatat, ato janë penallti të pastra në dobinë tonë. Çfarë duhet të bëjmë, të krijojmë tollovi? Unë nuk kam këtë natyrë për të bërtitur. Por, ata që gjykojnë, në katër javë, dy episode kanë qenë penallti të qarta. Finalizimi ka të bëjë me produktivitetin, por edhe penalltitë janë pjesë e lojës. Ajo që rëndësi ka është që loja të mbetet gjithmonë me intensitet të lartë dhe efikase. Rastet duhen krijuar dhe më pas shihet nëse shndërrohen në gola”, përfundoi ai.

të fundit

Haaland synon La Ligën, Real Madridi dhe Barcelona në garë për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…

4 minutes ago

Përplasja tragjike e trenave në Spanjë, 39 të vdekur: Hetuesit shqyrtojnë shkakun e aksidentit

Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…

4 minutes ago

Wall Street Journal: SHBA-ja u kërkon vendeve arabe të përgatiten për sulm ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit

Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…

4 minutes ago

Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…

7 minutes ago

Mbi 7.8 tonë kanabis mjekësor të paregjistruar, kallëzim penal ndaj një kompanie në Novo Sellë

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…

12 minutes ago

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Atë ditë që nuk do jem në protestë, diheni se kam vdekur, ata pedagogë që nuk dalin hanë sufllaqen e partisë

Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…

18 minutes ago