Categories: Uncategorized

Setien – Messi, trajneri i ri i Barçës i dashuruar me argjentinasin

Quique Setien dhe Lionel Messi do të punojnë së bashku në Barcelonës, pasi trajneri spanjoll do ta zëvendësojë Ernesto Valverden e shkarkuar në postin e trajnerit të klubit katalonas. Megjithatë, kjo s’do të jetë hera e parë që dyshja Setien-Messi do të takohet.

E ardhmja e Valverdes në Camp Nou kishte qenë e pasigurt që një kohë, por presioni u shtua pas eliminimit të Barcelonës nga Atletico Madridi në Superkupën e Spanjës. Tani, ai është zëvendësuar me Quique Setien, i cili nënshkroi kontratë deri më 2022.

Tani, Setien do ta stërvitë kapitenin Lionel Messi në seancat stërvitore. Mirëpo, hera e parë që këta të dy ishin takuar kishte qenë gjatë kohës sa Pep Guardiola ishte ende në drejtim të Barcelonës.

“Një ditë, i ftuar nga Guardiola, unë e pata mundësinë ta shikoj Messin duke u stërvitur nga anash fushës”, Setien kishte treguar për El Pais.

“Unë shkova te ai dhe i thashë të vazhdonte të luajë derisa t’i mbushja 60 vjet, ose edhe më mirë derisa të vdisja”.

Setien dhe Messi më vonë u takuan sërish në vitin 2016, kur Barcelona e vizitoi Las Palmas.

Neymari kishte qenë ylli i asaj ndeshjeje, të cilën Barcelona e kishte fituar me rezultat 4:1 në Estadio de Gran Canario, mirëpo Setien i kishte kushtuar vëmendje dikujt tjetër.

Ai dhe Messi u përqafuan dhe biseduan në fushë pas ndeshjes, para se të shkonin drejt tunelit së bashku.

të fundit

Beatriçe dhe Kola flasin pas kualifikimit për në finalen e Eurovision 2025

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruan emocionet e tyre pas performancës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025 dhe për…

5 minutes ago

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për Arbër Veliajn, rikthehet për rigjykim

Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Arben Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga…

10 minutes ago

“Pastrimi” ndalon shërbimet, mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. ka njoftuar ndërprerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së…

39 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Figura të njohura të PS dhe PD mbeten jashtë Kuvendit

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste, ka arritur të sigurojë me një rezultat të fortë mandatin e…

43 minutes ago

Mashtrim përmes Call Center-ave/ Gjashtë të arrestuar në Tiranë, e pësojnë edhe katër të tjerë (EMRAT+VIDEO)

Këtë të mërkurë, gjashtë persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht, në lidhje me një rast mashtrimi…

1 hour ago

“Presidenti më i varfër në botë”! Ndërron jetë ish-presidenti Mujica në Urugua

Ish-presidenti uruguaian José “Pepe” Mujica ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. “Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e shokut tonë,…

1 hour ago