Categories: Uncategorized

Seria A i refuzoi, por lojtarët e Milanit do të mbajnë shirit të zi në krah në kujtim të Bryant

Lojtarët e Milanit do ta mbajnë nga një shirit të zi në krah mbi fanellë, në kujtim të basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, edhe pse kërkesa për një gjë të tillë iu refuzuar nga Federata e Futbollit e Italisë.

Tifozi i madh i Milanit dhe legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ishte në mesin e nëntë personave që mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua të dielën. Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur vdekjen e tij, ndërsa Milani ka vendosur ta nderojë legjendën e basketbollit, përkundër që s’i është dhënë leja për ta bërë një gjë të tillë, sipas Sky Sports Italia.

Federata e Futbollit e Italisë e refuzoi kërkesën e klubit për të mbajtur shirit të zi në ndeshjen e sotshme të Kupës së Italisë kundër Torinos.

Megjithatë, gjiganti evropian ka vendosur që lojtarët të luajnë me nga një shirit të zi në krah, për nder të ikonës së NBA.

Gjithashtu, para se të nisë ndeshja, në San Siro do të mbahet një minutë heshtje. Në stadium pritet të jetë të pranishëm mbi 35 mijë persona. Milani e kishte postuar një mesazh prekës pasi ishte bërë i ditur lajmi për vdekjen e Bryant.

“Ne nuk kemi asnjë fjalë për shprehur sa të tronditur jemi nga lajmi për vdekjen tragjike të njërit ndër sportistët më të mirë të të gjitha kohëve dhe tifozit të Milanit, Kobe Bryant”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga klubi. “Familjet e të gjithë të prekurve nga ky aksident tragjik janë në mendjen tonë. Ti do të na mungosh përjetësisht, Kobe”. Bryant i kishte kaluar shtatë vjet të fëmijërisë së tij në Milano dhe ishte tifoz i madh i klubit kuqezi.

të fundit

A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga forumet

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…

25 minutes ago

Rama i “dhuroi” postin e deputetes, Iris Luarasi i propozon PD-së kandidatët për Bashkinë e Tiranës

Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…

42 minutes ago

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

1 hour ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

2 hours ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 hours ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

3 hours ago