showbiz

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është të qëndrojë pranë saj përgjithmonë.

Çifti dha një intervistë për emisionin Etalk, ku aktori 35-vjeçar u pyet për planet e tyre të ardhshme. Ai u përgjigj shkurtimisht: “Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë.”

Të lidhura

None found

Lidhja e Dua Lipës dhe Calum Turner nisi në janar 2024. Thashethemet për fejesën e tyre nisën në dhjetor të po atij viti, kur këngëtarja postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqej me një unazë diamanti në gisht. Konfirmimi zyrtar erdhi në qershor, gjatë një interviste të Dua Lipës për British Vogue.

“Po, u fejuam. Është shumë emocionuese,” tha ajo. “Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë,” rrëfeu ajo.

Një burim i tha revistës People në qershor se çifti po e shijon periudhën e fejesës dhe nuk kanë ndonjë nxitim për t’u martuar.
“Dua është e çmendur pas Calumit. Ata kanë folur për të ardhmen dhe për dasmën,” tha burimi. “Por sapo janë fejuar dhe janë ende në atë ‘atmosferën festive’. Nuk kanë filluar ende as planifikimin e dasmës,” shtoi ai.

Së fundmi, çifti ka vendosur të bashkëpunojë profesionalisht, duke themeluar kompaninë TwentyTwo Films Limited. Kjo kompani do të fokusohet në prodhimin e filmave artistikë dhe shfaqjeve televizive. Si Dua Lipa (30 vjeç), ashtu edhe Calum Turner (35 vjeç) zotërojnë aksione të barabarta.

Një burim pranë çiftit, që foli për The Sun, tha: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për projekte që duan t’i realizojnë së bashku. Ajo tashmë e ka provuar veten në botën e filmit dhe, nëse do të marrë pjesë në projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”

I njëjti burim shtoi: “Ata kanë shumë ide që besojnë se do të funksionojnë. Është ende herët, por motorët tashmë janë vënë në lëvizje.”

të fundit

LDK Expected to Resume Assembly, Fatmir Rexhepi Supports Coalition with LVV

Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi është shprehur optimist për një bashkëpunim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe…

14 seconds ago

Two Arrested in Skopje After Resisting a Search and Assaulting Police

Sot në orën 01:30 në rrugën “Indira Gandhi” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.K.…

3 minutes ago

Përfundon dita e 61-të e tubimit, protestuesit i bashkohen protestës kombëtare të 1 gushtit: Diaspora, zemra e Shqipërisë!

Protesta qytetare në Tiranë është mbyllur pas marshimit dhe tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra protestues vijuan thirrjet…

7 minutes ago

Abdixhiku pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: I kënaqur me rezultatin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë pasi u rizgjodh në krye të…

8 minutes ago

Zemaj pas votimit në LDK: Ne kërkuam ndryshim, shumica mbështeti vazhdimin e Abdixhikut

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas përfundimit të votimit në…

9 minutes ago

Zjarri i madh vazhdon në Kretë, mbi 8000 të evakuuar/ Erërat e fuqishme shtojnë rrezikun për zonat turistike

Mijëra persona janë evakuuar në ishullin grek të Kretës, ndërsa zjarret e përhapura nga erërat e forta kërcënojnë vendpushimet dhe…

12 minutes ago