Categories: Uncategorized

Sarri para ndeshjes me Milanin: E kam mbështetjen e klubit

Ditën e enjte në Stadiumin Giuseppe Meazza, në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë Juventusi do të përballet me ekipin e Milanit, kompeticion të cilin bardhezinjtë e kanë fituar 4 herë në 5 vitet e fundit dhe në prag të sfidës me kuqezinjtë trajneri i “zonjës së vjetër” Maurizio Sarri qartësoi se ka mbështetjen e plotë të skuadrës.

Para së gjithash trajneri i Juventusit rrëfeu se darka me presidentin e klubit Andrea Agnelli ishte e programuar, që pas takimit me Fiorentinën, por thjesht ishte shtyrë për shkak të impenjimeve të numrit 1 të klubit, ndërsa vetë Sarri asokohe ishte i angazhuar me punët e tij në Coverciano.

Të lidhura

None found

Me humor trajneri napolitan shpjegoi se me presidentin darkojnë por jo shpesh, megjithatë 61-vjecari nxorri në pah dëshirën e vazhdueshme të Andrea Agnelli-t për t’i treguar restorantet më të mira të Torinos.

Sarri shpjegoi se me presidentin nuk flasin kurrë për ndeshje të caktuara, por thjesht për futbollin në përgjithësi, sidoqoftë përsa i përket skuadrës veterani napolitan tha se shpesh herë mbetet i habitur nga rezultatet, pasi ekipi sipas tij stërvitet mirë dhe plot intensitet. Trajneri i kampionëve në fuqi shtoi se shumë herë ekipi zhbllokon ndeshjet dhe shënon i pari, por ndoshta stafi teknik duhet të bëjë më shumë në administrimin e këtyre situatave.

Për veteranin lojtarët kanë një lloj bllokimi në aspektin psikologjik në momente të tilla, gjithsesi me krenari Maurizio Sarri shtoi se formacioni që ai drejton është në përputhje të plotë me objektivat sezonalë dhe në këtë pjesë të sezonit është në lojë për të gjithë kompeticionet. Sipas Sarrit problemi i administrimit të avantazhit është një problem që duhet zgjidhur shpejt, sepse në prag është pikërisht dueli i kupës me Milanin, një ekip që sipas trajnerit të Juventusit është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit të fundit, gjë që e konfirmoi edhe në derbi.

Për 60-vjecarin kuqezinjtë e humbën derbin në mënyrë të diskutueshme, sidoqoftë Sarri pret që takimi me Milanin të jetë tepër i komplikuar, pasi kur bëhet fjalë për Juventusin të gjitha skuadrat kundërshtare motivohen akoma më shumë.

Në lidhje me kërkesën për ndihmë pas disfatës me Veronën në Bentegodi, Maurizio Sarri qartësoi se ishte një frazë që i referohej më shumë lojtarëve lider, pasi në gjirin e skuadrës ka plot të tillë. 6

Italiani shpjegoi se ka bërë një rivlerësim të futbollistëve dhe karakteristikave të lojtarëve që ka në dispozicion dhe pas dëmtimit të brazilianit Douglas Costa trajneri i Juventusit deklaroi se ekipi mund të kthehet në rreshtimin 4-3-1-2.

Në lidhje me mesfushorin Miralem Pjanic Sarri tha se në përgjithësi bëhet fjalë për një futbollist dinamik po pa përshpejtime të vecanta të lojës, gjithsesi për veteranin 29-vjecari boshnjak po përballet me luhatjet e zakonshme që ndodhin normalisht gjatë sezonit, kështuqë maksimumi pas dy javësh ai pret që numri 5 të rikthehet për të luajtur njësoj si më parë, për të dhënë më të mirën në fushë.

Sarri qartësoi se Cristiano Ronaldo do të pushojë atëherë kur portugezi të ketë nevojë dhe ta shikojë të arsyeshme, por gjithashtu ai mori në mbrojtje edhe mesfushorin uruguajan Bentancur për një gabim që sipas tij mund t’i ndodhë gjithkujt, ndërsa në lidhje me Ramsey-n trajneri napolitan theksoi se uellsiani po përmirësohet si në aspektin fizik ashtu edhe në atë të besimit, ndërsa qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini ka luajtur për 50′ në radhët e të rinjve ndaj një formacioni diletantësh dhe është në rrugë të mbarë për t’u riaftësuar për pjesën më të rëndësishme të sezonit.

të fundit

Skandali i marketingut në Botëror: si “markat e ndaluara” morën vëmendjen kryesore

Levi’s nuk pritej të ishte një nga emrat më të përfolur të këtij Botëror as Heinz apo Beats.Por, ndonëse FIFA…

2 minutes ago

Protestuesit hiqen me forcë nga zona para Kryeministrisë, tensione me policinë që krijoi kordon te godina

Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tashmë. Më…

7 minutes ago

Përplasjet në Ngushticën e Hormuzit vënë në pikëpyetje marrëveshjen Iran-SHBA, shtohen tensionet në Gjirin Persik

Negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve po…

8 minutes ago

DUI reminds VLEN of its key promises: Two years of deception, two years of failure, two years of disappointment

Me rastin e dyvjetorit të mandatit të VLEN-it në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar ashpër këtë subjekt politik…

9 minutes ago

Waiting times to enter North Macedonia at the “Bogorodicë” border crossing reach up to 4 hours

Nga dita e djeshme ka kolona të gjata me vetura në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për hyrje në Maqedoninë e Veriut.Shumë…

10 minutes ago

NAMES/ They held a customer hostage and assaulted her after she returned a refrigerator; two appliance store owners arrested! 41-year-old burns police officer with cigarette

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë kanosur një kliente, e kanë mbajtur peng dhe…

11 minutes ago