Pas darkës me trajnerin Maurizio Sarri, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli dhe dy drejtuesit e lartë Pavel Nedved e Fabio Paratici, konsumuan një darkë të dytë me kapitenin Giorgio Chiellini dhe portierin Gigi Buffon.
Dy senatorët u thirrën për të diskutuar në lidhje me situatën në dhomat e zhveshjes, ndërsa burime për mediat italiane konfirmuan se si Chiellini ashtu edhe Buffon pranuan disa probleme me Sarrin por siguruan se lojtarët e ndjekin për të mirë të ekipit.
None found
Buffon e Chiellini mësohet t’u kenë thënë drejtuesve se disa lojtarë kanë pakënaqësi me Sarrin, jo për çështje teknike e taktike, por më tepër për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit dhe zgjatjen e disa kritikave të caktuara.
Megjithatë dy senatorët siguruan se skuadra e ndjek Sarrin dhe do vijojë ta bëjë për të mirë të klubit, pasi synojnë arritjen e objektivave, ndërsa drejtuesit kërkuan që futbollistët të mos reagojnë më keq pas zëvendësimeve.
Duke filluar nga ndeshja e nesërme pritet reagimi i bardhezinjve, me Sarrin që ka marrë përsipër zgjidhjet taktike, ndërsa futbollistët që kanë marrë përsipër ta ndjekin trajnerin dhe t’u binden urdhrave të tij.
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…