Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është përshkruar si “heroi i jetës reale” pasi ndërhyri për të ndaluar abuzimin e një njeriu të pastrehë afër Anfield.
Në fund të shtatorit, Salah ishte në një pompë të benzinës në Liverpool dhe e pa se disa persona po e ngacmonin verbalisht një të pastrehë, shkruan Indeksonline.
None found
Duke mos e pëlqyer gjestin, ylli egjiptian ndërhyri dhe paralajmëroi abuzuesit se një ditë mund të përballen me një fat të ngjashëm.
Personi që u ndihmua nga Salah ka dhënë një intervistë ku ka folur për rastin në fjalë.
“Mo ishte po aq i mrekullueshëm si ai është për Liverpool në fushë”, ka thënë personi i pastrehë.
“Ai dëgjoi atë që një grup djemsh po më thoshin, pastaj iu kthye atyre dhe tha: ‘Mund të jeni ju pas disa vitesh’. Unë vetëm e dija se nuk isha halucinacion kur Mo më dha 100 funta. Çfarë legjende e madhe”.
“Mo kishte parë disa djem duke më munduar. Ata po më thërrisnin emra, duke më pyetur pse po lypja dhe më thoshin të gjeja një punë”.
“Ai pa atë që po ndodhte dhe u tha diçka atyre dhe më pas ai shkoi te makina e parave. Unë jam një tifoz i madh”.
“Mo është një hero i jetës reale në sytë e mi dhe unë dua ta falënderoj atë”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Momenti heroik i Salah erdhi në të njëjtën natë kur Liverpool mposhti Arsenalin 3-1 në Premier League me sulmuesin që luajti 90 minuta të plota atë natë në Anfield.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…