Categories: Uncategorized

Rummenigge: Sa herë kërkonim trajner, Klopp ishte i zënë

Bayerni nuk ka të ngopur në Bundesligë edhe se po fiton prej 8 vitesh radhazi titullin kampion.

Në Bavari mund edhe ti lejojnë vetes të thonë se, pavarësisht se kanë pasur në pankinë trajnerë të mëdhenj, kanë dashur të shohin në “Allianz Arena” edhe Jurgen Klopp. “Bild” përmes fjalëve të administratorit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge, shpjegon se për kampionët e Gjermanisë situatat nuk e kanë lejuar këtë akord.

Të lidhura

None found

“Klopp e unë jemi takuar shpesh në Buhne 16 në Sylt. Kujtoj mirë verën e 2012: përfunduam të dytët në kampionat e ishim mundur në finale si në Champions ashtu dhe në Kupën e Gjermanisë, duke u mundur 2-5 nga Borussia Dortmund. Klopp po vraponte buzë detit e unë mendova: ‘Oh Zot i madh’. Bëri edhe një devijim që të më përshëndeste. Nuk e di nëse donte vetëm të më tallte apo kishte tjetër gjë në mendje. Por më shtrëngoi dorën dhe ishte shumë xhentil me mua e familjen time.

Sa herë kërkonim trajner, Klopp ishte nën kontratë. Sidoqoftë në vitet e fundit kemi qenë me fat me trajnerët: Heynckes, van Gaal e tani edhe Flick. E kam ditur gjithnjë që Jurgen ishte një ndër tre apo katër trajnerët më të mirë në Europë. U lumturova për të kur fitoi Champions League. Tani jam i gëzuar edhe që fitoi Premier League”, deklaroi Rummenigge.

të fundit

Szczesny rrëfen varësinë nga duhani: Ende nuk jam gati ta luftoj

Portieri i Barcelonës dhe Kombëtares së Polonisë, Wojciech Szczesny, ka pranuar hapur se ende nuk është gati të përballet me…

1 minute ago

Gazmend Halilaj: Rizgjedhja e Abdixhikut s’garanton koalicion LDK-LVV, duhen parime dhe program i përbashkët

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas përfundimit të Kuvendit të Përgjithshëm, partia do t’u rikthehet…

4 minutes ago

Eurostat zbulon se 53% e familjeve shqiptare s’kanë buxhet për një javë pushime vjetore

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së…

18 minutes ago

Temperaturat deri në 40 gradë, Vlora nis gushtin me plazhe plot pushues

Fundjava e parë e muajit gusht e ka gjetur Vlorën të mbushur me pushues. Ky 1 gusht ka sjellë një…

23 minutes ago

Don’t Continue Reading in Arabic” Remark: Ilire Dauti Faces Criticism over Words Directed at Afrim Gashi

Deputetja Ilire Dauti, është përballur me kritika pas deklaratës së saj drejtuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi: “Shpresoj të mos…

32 minutes ago

22-Year-Old Kosovar Arrested in Skopje, Internationally Wanted for Several Criminal Offenses

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,…

32 minutes ago