Amir Rrahmani këtë verë i është bashkuar skuadrës së Napolit nga Verona, ku shkëlqeu sezonin e shkuar.
Së fundmi mbrojtësi ka folur për “Radio Kiss Kiss”, ku tregon objketivat e skuadrës dhe shprehet se mund të luajë më mirë me katër mbrojtës.
None found
“Nga mbrojtja me tre lojtarë në me katër? Unë luaj më mirë me katër mbrojtës. Me tre kam luajtur vetëm një vit në Kroaci dhe sezonin e shkuar te Hellas Verona. Ndihem më mirë me katër. Është pozicioni im natyral. Pastaj varet gjithçka nga dëshira e trajnerit.
Osimhen? Ai është shumë i shpejtë dhe dëshiron vetëm të shënojë. Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm me të, por sulmuesit tanë janë të gjithë të fortë.
Agresiv si Gatuzo? Unë jam agresiv, por në mënyrë korrekte. Nuk marr shumë kartonë të verdhë.
Lojtari me më shumë topa të rikuperuar sezonin e shkuar. Them se kjo varej nga kërkesat e Juriç. Kur luan shumë një me një ke më shumë duele dhe mund të fitosh shumë topa, ose mund të humbasësh.
Stërvitja me lojtarë si Kulibali e Manolas? Ata gjithmonë të ndihmojnë të rritesh dhe të shohësh gabimet që bën. Të gjithë djemtë ekipit janë pozitivë. Objektivat? Arritja te katër vendet e para është objketivi minimal. Shpresojmë të kthehemi në Ligën e Kampionëve.
Fitimi i Europa League objektiv? Shpresojme që ta fitojmë. Kemi gjithçka për t’i shkuar deri në fund, kemi lojtarë për të arritur gjithçka. Mund të bëjmë ritacion. Fansat më kërkojnë të mund Juventusin, të fitoj Kupën dhe Europa League. Unë mund të premtoj se do punoj shumë për të mundur Juventusin dhe gjithë ekipet e tjerë”, u shpreh kapiteni i Kosovës.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…