Kapiteni i Kombwtares sw Kosovws dhe njw nga mbrojtwsit kryesor tw Veronws ka folur pwr mediat italiane “L’Arena”.
Rrahmani në këtë intervistë ka treguar që në ndeshjen e luajtur kundër Juventusit ai mund ta kishte markuar më mirë Ronaldon, transmeton IndeksOnline.
None found
“Goli i Ronaldos? Edhe pse Ronaldo gjithashtu ka treguar se është një kampion i shkëlqyeshëm në atë veprim, unë ndoshta mund të kisha markuar më mirë” tha Rrahmani.
Kosovari në këtë intervistë shprehi interesimin e tij të hapur që të luaj në Serie A duke thënë “Për momentin thjesht dua të vendosem në Serie A, një kampionat shumë prestigjioz. Dhe atëherë unë do të doja të shënoja”.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës tregoi se në skuadrën e tij ka marrëdhënie mjaftë të mirë edhe me Marash Kumbullën.
“Ndihem shumë rehat me të gjithë shokët e skuadrës, ne jemi një grup i madh, ka ndjenja dhe bashkëpunim midis nesh. Në veçanti, kam një marrëdhënie të bukur me Kumbulla, Radunovic dhe Günter”.
E në këtë intervistë Rrahmani nuk e ka lënë pa e përmendur Kosovën ku ka treguar se në këtë vend ende është duke u shkruar për të.
“Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im në Napoli ishte më i shtrenjtë në historinë e futbollit në vendin tim. Sidoqoftë, nuk mendoj për këtë, deri në qershor jam një lojtar i Hellas, dhe jam krenar që vesh këtë fanellë dhe i vendosur për ta përfunduar sezonin më të mirë”.
“Kam dashur të mësoj gjuhën italiane, është një gjë e rëndësishme nga shumë këndvështrime. Çfarë më pëlqen më shumë nga Verona? Qendra historike, është e bukur dhe në të njëjtën kohë relaksuese”, përfundoi futbollisti./
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…