Categories: Uncategorized

Ronaldo: Nuk mund të qëndroja, Barça më “preu në besë”

Ronaldo ‘Fenomeni’, nga karantina e tij për shkak të COVID-19, ka gjetur kohë për të folur për karrierën e tij.

Ai e bëri këtë në Instagram në një lidhje të drejtpërdrejtë me Alessandro Del Piero, legjendën e Juventusit.

Të lidhura

None found

Ronaldo, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, një kampion, për ato që bëri gjëra në fushën e gjelbër, tregoi edhe njëherë përse u largua nga Barcelona.

Në sezonin 1996/97, dhe i vetëm te Barcelona, Ronaldo ishte i pandalshëm, shënoi 47 gola në 49 paraqitje.

“Unë nuk do të ndryshoja asnjë nga zgjedhjet e mia të karrierës. Ndonjëherë nuk kam pasur mundësi të vendos vetë. Kështu, rinovova me Barcelonën dhe pesë ditë më vonë, presidenti më telefonoi për të më thënë se nuk mund ta respektonte marrëveshjen e bërë. Unë i thashë që do të ikja, sepse nuk ndihesha i vlerësuar. Ishte situatë e turpshme”, tha ai.

“Ne ishim tashmë në fund të sezonit dhe vetë kisha shënuar 50 gola. Për fat të mirë, Moratti ishte tashmë gati, më mori tek Interi, që më pas Inter u bë një dashuri e madhe jo vetëm për mua. Të jetoja në Itali ishte një dhuratë. Asokohe, futbolli italian ishte më i miri. Ishte një sfidë e madhe”.

Te Interi Ronaldo vuajti shumë nga dëmtimet e rënda, sidomos ai në gju që ia ndryshoi karrierën.

Ai bëri 99 paraqitje për pesë sezone te Interi, duke shënuar 59 gola.

të fundit

Dy festa në vend të një dasme: Ndarja e familjarëve nga miqtë – zgjidhje moderne apo recetë për zhgënjime?

Një ide që premton më shumë argëtim, por mund të mos u pëlqejë të gjithëveDasmat kanë qenë gjithmonë një ndërthurje…

2 minutes ago

BE përshpejton procesin e zgjerimit: hapen dy kapituj të reja negociatash për Ukrainën dhe Moldavinë

Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht kapituj të rinj negociatash me Ukrainën nesër, një hap i domosdoshëm përpara se vendi…

3 minutes ago

Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Volkswagen Group ka regjistruar një rënie prej 9% të shitjeve globale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…

5 minutes ago

Gjilani në zi: Tri vrasje familjare, babai 53-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit 29-vjeçar

Tri raste të rënda të vrasjeve brenda familjes në periudhën e fundit kanë tronditur Gjilanin. Derisa të premten dy persona…

5 minutes ago

Çipi Maia 300 i Microsoftit për inteligjencën artificiale synon përdorim të gjerë që nga viti 2027

Microsoft prezantoi të hënën përshpejtuesin e saj të gjeneratës së tretë për inteligjencën artificiale, Maia, duke bërë të ditur planet…

6 minutes ago

Dy senatorë amerikanë mbërrijnë në Kosovë – Ambasada shpërndan pamje nga takimet me Kurtin dhe presidenten

Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga…

13 minutes ago