sport

Pesë destinacionet e mundshme të Ronaldos nëse Man.United nuk kualifikohet në Champions

Cristiano Ronaldo shumë shpejt mund ta gjejë veten në kërkim të një klubi të ri nëse gjërat nuk ndryshojnë në “Old Trafford”.

SunSport zbuloi ditën e djeshme se CR7 do të largohej nga Man.Unired gjatë verës nëse klubi nuk kualifikohet në Ligën Kampionëve, por ku do të shkonte ai për sfidën e tij të radhës?

Të lidhura

None found

Pavarësisht së për pak ditë mbush 37-vjeç, Ronaldos nuk do t’i mungonin kërkuesit, veçanërisht pasi nëna e tij zbuloi se ai ka në plan të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Këto janë destinacionet e mundshme:

PSG

Gjigandët francezë janë të lidhur vazhdimisht me emrat e mëdhenj të futbollit dhe Ronaldo nuk është ndryshe.

Kjo lëvizje do të bënte bashkë për herë të parë  CR7 me Lionel Messin.

Real Madrid

Ish-skuadra e Ronaldos është e lidhur me kthimin e tij në vendin ku ai fitoi 4 Champions League. Pavarësisht se ai aty fitoi gjithçka, mbetet ende një destinacion.

Barcelona

Dikur rivali i hidhur, por tani Ronaldo mund ta gjejë veten të veshur me ngjyrat e katalanasve sezonin e ardhshëm.

Barcelona ka nevojë për një sulmues dhe Ronaldo do të ishte një zgjidhje afatshkurtër.

Sportingu i Lisbonës

Ronaldo mund të bëjë dy rikthime emocionale në dy vjet nëse vendos ta kthejë familjen e tij aty ku nisi gjithçka.

Inter Miami

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ronaldo mund të vendosë  të lërë Manchesterin me shi për Miamin m e diell.

Skuadrën e MLS-së e zotëron Beckham i cili prej kohësh kërkon një nënshkrim të madh. r.t/albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

37 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

53 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago