Categories: Uncategorized

Robertson respekt të madh për Rashford : Mund të jetë lojtari i parë i Man Utd që pranon ovacione në ‘Anfield’

Andrew Robertson gëzon një respekt të madh për Marcus Rashford.

Manchester United dhe Liverpool janë dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Premierligë, por ka disa gjëra që shkojnë përtej rivalitetit në fushën e blertë.

Të lidhura

None found

Gjatë kohës së pandemisë, Marcus Rashford ishte nga lojtarët që kontribuoi më së shumti për komunitetin dhe duket se kjo ka bërë që respekti për të të jetë maksimal.

Kjo gjë mund të bëjë edhe që Rashford të duartrokitet në ‘Anfield’, sipas Andy Robertson.

“Dy fjalët që të gjithë thonin gjatë pandemisë ishin ‘Marcus Rashford’”, ka thënë kapiteni i Skocisë, transmeton lajmi.net.

“Ai bëri që edhe vendimet politike të ndryshonin, pasi donte që të gjithë fëmijët të ushqeheshin”, shtoi Robertson.

“Ajo që ai ka bërë është e jashtëzakonshme. Kur tifozët të kthehen, Rashford mund të jetë lojtari i parë i Man Utd që duartrokitet këtu (në ‘Anfield’)”, ishin fjalët e mbrojtësit të majtë.

Mbetet të shihet nëse Rashford do të ketë një privilegj të tillë që të duartrokitet në ‘Anfield’.

të fundit

Central Bank: Withdrawals for ALTA Banka AD Bitola clients without payment cards to begin in Bitola on November 5

Banka Popullore njofton qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka AD Bitola, por nuk kanë kartela pagese, se që…

20 seconds ago

Jon Ossoff fiton sërish në Xhorxhia; 39-vjeçari krahasohet me Obamën dhe përmendet për Shtëpinë e Bardhë

Rizgjedhja me rezultat të thellë e senatorit 39-vjeçar Jon Ossoff në Xhorxhia ka forcuar pozitat e tij brenda Partisë Demokratike…

33 seconds ago

New medicines law provides for manufacturers to report shortages promptly

Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë,…

36 seconds ago

Kurti kërkon politika shtetërore që përfshijnë shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra…

4 minutes ago

Marotta mbyll derën për Icardin: Interi nuk planifikon përforcime në sulm

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka përjashtuar një transferim të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili kohët e fundit shprehu…

6 minutes ago

Bastoni sërish në planet e Barcelonës, Interi kërkon mbi 80 milionë euro

Barcelona po shqyrton sërish mundësinë e transferimit të Alessandro Bastonit nga Interi, por realizimi i këtij operacioni duket shumë i…

6 minutes ago