sport

Marcus Rashford zyrtarisht bëhet pjesë e Aston Villës

Pas shumë kthesash gjatë rrugës, sulmuesi anglez Marcus Rashford është larguar nga Manchester United.

Rashford iu bashkua Aston Villës nga ‘Djajtë e Kuq’ në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Të lidhura

None found

27-vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Unitedin që prej se u bë pjesë e ekipit të tyre të parë, por në nëntor të vitit të kaluar, ai tha në një intervistë se është gati për një aventurë të re.

Ai nuk ka bërë ndonjë paraqitje për Unitedin që prej 12 dhjetorit, pavarësisht se ishte i gatshëm për lojë.

Rashford ka shënuar shtatë gola në 24 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, përkundër mungesës së minutave.

Huazimi i Rashford i jep fund përkohësisht lidhjes së tij 20-vjeçare me klubin, ku gjatë kësaj kohe ai ka ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Evropës, dy herë FA Cup dhe dy herë Carabao Cup.

Ylli anglez e kishte përfunduar sezonin 2022/2023 si golashënuesi më i mirë i ekipit me 30 gola, teksa numëron 60 paraqitje për kombëtaren angleze që prej se bëri debutimin e tij në vitin 2016.

Ai largohet duke lënë Unitedin në pozitën e 13-të në tabelë, për t’iu bashkuar Aston Villës të cilët momentalisht janë në pozitën e tetë dhe po garojnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi

të fundit

Kuvendi i Kosovës mbledh disa komisione, në agjendë raportimi i ministres Rizvanolli

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…

14 seconds ago

Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet sot në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit…

34 seconds ago

Muhamed Elmazi: Pronësia e Liqenit të Treskës rikthehet e plotë te Komuna e Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…

8 minutes ago

Duhani përdoret nga gjysma e të rriturve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kostot ekonomike kalojnë 500 milionë euro

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…

8 minutes ago

Consequences of the protest at the border? Ermal Hasimja: I was escorted to the supervisor at Rinas, Eda Grimci publishes document on the exit refusal

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

7 hours ago

Two months after failed execution, injuries of 50-year-old who survived two lethal doses remain unknown

Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…

7 hours ago