Categories: Uncategorized

Rikthehet futbolli shqiptar, spikat Partizani – Skëndërbeu

Pas një pushimi prej gati 3 muajsh Kategoria Superiore rikthehet në ekranin e Supersport për kënaqësinë e të gjitha të apasionuarve mbas futbollit shqiptar. Gjithçka rifillon aty ku u ndërpre me javën e 27-të që do të luhet e gjitha këtë të mërkurë, por pa praninë e tifozëve ashtu siç do të ndodhë deri në fund të këtij sezoni. Luhet java e fundit e fazës së 3-të, me Tiranën që do të kërkojë të vazhdojë rrugën drejt titullit kampion.

Bardheblutë do të sfidojnë në orën 17:00 në Adush Muça të Ballshit, Bylisin, një ndeshje që u vu në rrezik nga rezultimi pozitiv i Eridon Qardakut me COVID-19. Kjo ndeshje është shumë delikate për ecurinë e bardhebluve në kampionat pasi Bylis është një kundërshtar i rrezikshëm. Po në orën 17:00 në Elbasan Kukësi pret Lufëtarin me shpresën për ta nisur me fitore dhe për të përfituar nga ndonjë hap fals i Tiranës.

Të lidhura

None found

Në Laç ndërkohë skuadra e Armando Cungu do të kërkojë të vazhdojë misionin për t’u kualifikuar në kompeticionet europiane duke mposhtur Teutën e Edi Martinit. Ndeshje mes dy skuadrave me nga 1001 probleme ajo e Vlorës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ndërsa qershia mbi tortë është sfida e mbrëmjes mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të luhet në Selman Stërmasi.

3 pikë është diferenca në renditje mes këtyre dy klubeve, me Partizanin që do të tentojë me të gjitha mënyrat fitoren për të kapur në renditje bardhekuqtë e Ilir Dajën. Të gjitha emocionet që do të sjellin takimet e javës së 27-të do të keni mundësi t’i përjetoni live në ekranin e Supersport.

të fundit

VIDEO/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë…

3 minutes ago

Dirk Kuyt merr përkohësisht drejtimin e Fenerbahçes

Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do…

16 minutes ago

Barcelona sheh te shitja e tre lojtarëve rrugën për transferimin e Harry Kane

Barcelona po përgatit një plan ambicioz për afatin kalimtar të verës së ardhshme, me synimin për të transferuar sulmuesin e…

17 minutes ago

Vila e Ballukut në Palasë, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me…

19 minutes ago

Dhuna sistematike ndaj qytetarëve/ Fatmir Mediu: Dorëheqja e qeverisë, rruga drejt zgjidhjes politike!

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu,…

22 minutes ago

Katari i dërgon Iranit një plan të ri për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin; përgjigjja pritet brenda javës

Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…

29 minutes ago