Categories: sport

Barcelona sheh te shitja e tre lojtarëve rrugën për transferimin e Harry Kane

Barcelona po shqyrton një plan të madh për afatin kalimtar të verës së ardhshme, ku synimi është afrimi i Harry Kane, sulmuesit të Bayern Munichut dhe fituesit të Topit të Artë 2026.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, drejtori sportiv i klubit katalunas, Deco, po vlerëson mundësinë e largimit të Gavi, Alejandro Balde dhe Frenkie de Jongut, me qëllim sigurimin e fondeve për këtë lëvizje.

Të lidhura

None found

Klubi shpreson që nga shitja e tre futbollistëve të përfitojë afërsisht 150 milionë euro, të cilat do të ndihmonin për mbulimin e kostos së transferimit dhe pagës së lartë të Kane.

Hansi Flick e sheh 33-vjeçarin si zgjidhjen e duhur për sulmin dhe dëshiron ta ndërtojë repartin ofensiv rreth tij, Lamine Yamalit dhe Raphinhas.

Sipas skemës së parashikuar, Yamal do të qëndronte në krahun e djathtë, Raphinha do të kalonte në të majtin, ndërsa Kane do të luante si qendërsulmues.

Anglezi ka nisur me formë të shkëlqyer edhe këtë sezon te Bayern Munichu: në 12 paraqitjet e para zyrtare të edicionit 2026/27 ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë shtatë asistime.

Për shitjen e lojtarëve, Barcelona ka përcaktuar edhe vlerësimet që synon të arrijë. Gavi llogaritet rreth 50 milionë euro, ndërsa për Balden klubi do të kërkonte së paku 40 milionë euro.

De Jongu, me një vlerësim prej 60 milionë eurosh, shihet si lojtari që mund të sjellë shumën më të madhe. Edhe pse mesfushori holandez vazhdon të ketë hapësirë të rregullt në formacionin e Flickut, drejtuesit sportivë thuhet se mund të pranojnë largimin e tij për të krijuar mundësi financiare.

Gjithsesi, përparimi i planit do të varet edhe nga kontrata e Kane me Bayern Munichun. Marrëveshja e sulmuesit anglez me klubin bavarez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, ndërsa bisedimet për rinovim kanë nisur tashmë.

Barcelona do t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet në nëntor dhe dhjetor, kur mund të bëhet më e qartë nëse Kane do të qëndrojë në Gjermani apo do të shqyrtojë një destinacion të ri.

Nëse negociatat për zgjatjen e kontratës dështojnë, presidenti Joan Laporta, Deco dhe Hansi Flick mund të vënë në zbatim planin e shitjeve dhe të përgatisin një ofertë zyrtare për Bayern Munichun.

Deri tani, bëhet fjalë vetëm për raportime dhe skenarë të mundshëm, por Kane është shfaqur si objektivi kryesor i Barcelonës për verën e vitit 2027.

të fundit

Erion Veliaj dërgohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier me vendim të Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…

40 seconds ago

Mbi 7.8 tonë kanabis mjekësor të paregjistruar, kallëzim penal ndaj një kompanie në Novo Sellë

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…

6 minutes ago

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Atë ditë që nuk do jem në protestë, diheni se kam vdekur, ata pedagogë që nuk dalin hanë sufllaqen e partisë

Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…

12 minutes ago

Kroos zbulon kë do të votonte për Topin e Artë: Kvaratskhelia, jo Kane, Mbappe apo Yamal

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, ka komentuar rezultatet e ceremonisë së Topit të Artë, duke vlerësuar…

16 minutes ago

Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

18 minutes ago

Arlinda Zekaj i ishte drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës pak ditë para vrasjes

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…

18 minutes ago