Categories: Uncategorized

Rashica: Dua të luaj në Champions League

Milot Rashica padyshim që ka bërë hapa të mëdha në karrierën e tij, teksa nga fillimet te Vushtrria, tani luan për ekipin e madh gjerman të Werder Bremenit.

Me skuadrën nga Bundesliga, sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera, ku është një nga lojtarët më të mirë te ekipit.

Të lidhura

None found

Për këtë arsye, Rashica ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e ekipeve të mëdha, teksa Liverpooli e ndjek atë prej kohësh dhe thuhet se do të tentojë ta afrojë atë në verë.

Një mesazh tekniku i ekipit anglez, Jurgen Klop, e ka marrë nga vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se dëshiron që në të ardhmen të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Unë ende nuk kam menduar për të ardhmen time, sepse situata në të cilën ndodhemi nuk na i lejon këtë. Unë e kam marrë shumë seriozisht situatën aktuale, në luftën për mbijetesë të Werder Bremenit dhe dua të bëj gjithçka çfarë është e mundur për t’ia dalë. Megjithatë unë një ditë do të doja të luaja me lojtarët më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve. Unë jam duke punuar shumë për këtë dhe e di se mund t’ia dal”, u shpreh Rashica.

të fundit

Kosova U21 me 21 të ftuar për miqësoren ndaj Luksemburgut, Kryeziu përfshin emra të rinj

Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës…

3 minutes ago

Struga e Bledi Shkëmbit mposht Shkëndijën në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…

15 minutes ago

Gjilani pret Malishevën në sfidën e javës së 13-të, zbulohen formacionet zyrtare

Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…

20 minutes ago

Petrova-Çamova: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë ndërmjetës, por ndryshim të qasjes antibullgare

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…

24 minutes ago

I moshuari me veshje kombëtare në protestë: Nuk i përkas asnjë partie, jam me shqiptarët dhe studentët (VIDEO)

Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…

25 minutes ago

Rey Manaj shënon sërish me kokë, por Sivasspor mposhtet nga Vanspor FK

Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…

27 minutes ago