Categories: Uncategorized

Rangnick pas “derës”, Pioli mendon dorëheqjen para se ta shkarkojnë

Zvonimir Boban mund të konsiderohet tashmë një ish drejtues i Milanit, sepse pas takimit të djeshëm me Administratorin e Deleguar Ivan Gazidis, është vendosur për largimin e tij, ndërsa mbetet të përcaktohen vetë afatet e zgjidhjes së bashkëpunimit.

Kjo pasi kroati ishte pozicionuar disa herë kundër Gazidis dhe planeve të tij te Milani, gjëra këto që nuk i kanë pëlqyer aspak ish drejtuesit të Arsenalit, i cili gëzon mbështetjen e plotë të pronarëve të kubit kuqezi, Fondit Amerikan Elliot.

Të lidhura

None found

Përveç Zvonimir Bobanit, në verë mund të largohen edhe dyshja tjetër Maldini-Massara, pasi edhe këta të fundit janë kundër idesë së Gazidis për të sjellë në krye të pankinës së Milanit ish trajnerin e Leipzig, gjermanin Ralf Rangnick.

Ky i fundit është i preferuari i Gazidis dhe sipas raportimeve të mediave, ka nënshkruar një parakontratë për të ardhur në verë te Milani me rolin e dyfishtë, atë të trajnerit dhe atë të drejtorit sportive.

Ndërkohë situate e krijuar në nivelet drejtuese ka ndikuar drejtpërdrejtë te skuadra, pasi zërat pranë klubit kuqezi raportojnë se Stefano Pioli po mendon të japë dorëheqjen nga stoli i Milanit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Juventusit, në plan për nesër në mbrëmje.

Kjo pasi Pioli ka kuptuar se e ardhmja e tij nuk do të jetë në stolin kuqezi dhe ashtu siç veproi një vit më parë te Fiiorentina, është gati të bëjë të njëjtën gjë edhe te Milani, duke u larguar para se ta shkarkojnë.

Për të qetësuar disi situatën në prag të transfertës ndaj Juventusit, sot në Milanello kanë shkuar maldini e Boban, të cilët kanë kërkuar që lojtarët të përqendrohen vetëm te ato që ndodhin në fushë dhe të mos mendojnë aspak për ndryshimet në nivelet drejtuese.

Kujtojmë që Milani dhe Juventusi u ndanë në barazim 1- në sfidën e parë në “San Siro” dhe nesër në mbrëmje kuqezinjtë do ta kenë shumë të vështirë, pasi do të duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesat e Ibrës, Theo Hernandez dhe Castillejos, të cilët janë të skualifikuar.

të fundit

Protesta studentore në Tiranë, reagon Albin Kurti: Një demokraci që humbet besimin e të rinjve e mbyt ndryshimin shoqëror!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me protestat studentore në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Rama dhe klasës…

3 minutes ago

Chelsea triumfon 2-0 ndaj Manchester Unitedit, ja vlerësimet e lojtarëve

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

4 minutes ago

LSDM kërkon llogari nga Mickoski dhe Sllaveski për situatën e Alta Bankës në Maqedoni

Partia opozitare, LSDM, paralajmëron për rrezik të përhapjes së krizës financiare nga ALTA Banka në Serbi te banka e saj…

10 minutes ago

Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kalojnë pranë selisë së PS, policia në gatishmëri pranë godinës

Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të…

11 minutes ago

Chelsea triumfon ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

21 minutes ago

VDEO/ Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit/ Hidhet molotov drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me presion

Situata është tensionuar gjatë protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të…

27 minutes ago