Categories: Uncategorized

Rikthehet Gazidis, shpërthen Ibra: Ky nuk është Milani im, nuk ka projekt

Trazohen ujërat në shtëpinë e Milanit. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidis u kthye në Milano pas tre muajve me qëllim informimin e ekipit për marrëveshjen e arritur për uljen e pagave. Në realitet, janë edhe disa çështje të tjera për t’u zgjidhur, si e ardhmja Zlatan Ibrahimovicit, të cilit i përfundon kontrata. Pjesa më e madhe e ekipit, nuk e ka pëlqyer momentin që ka zgjedhur administratori për të komunikuar uljen e pagave.

Gazidis u solli futbollistëve lajmin se Elliott kishte pranuar propozimin e tyre (uljen 50% të pagës së prillit dhe 30% të këtij muaji). Ish-drejtuesi i Arenalit kishte menduar se në këtë mënyrë do t’i motivonte kuqezinjtë, duke u shpjeguar se kompromisi ishte i dobishëm për ta, por gjërat shkuan ndryshe.

Të lidhura

None found

Reagimi më i fortë ishte i Zlatan Ibrahimovicit, i cili mësohet se i është drejtuar me fjalët: “Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt, nëse unë jam këtu, është vetëm për pasion”. Suedezi është mërzitur nga shkarkimi i Zvonimir Bobanit, i cili ndikoi në kthimin e tij te kuqezinjtë. Është e vërtetë që lidhja shpirtërore e suedezit me Milanin është e fortë, por sulmuesi nuk ka gjasa të mbetet me Milano në këtë situatë.

I pari që foli pas fjalimit të Gazidis ishte kapiteni Alessio Romagnoli, i cili i kërkoi llogari Gazidisit pse kishte zgjedhur këtë moment, për të komunikuar vendimin për uljen e pagave (para gjysmëfinales së Kupës kundër Juventusit).

Administratori i deleguar u përgjigj me vendosmëri, pa e humbur kurrë durimin e tij, duke shpjeguar se çështja e pagave ishte zgjidhur nga zyra e Londrës vetëm një ditë më parë. Për më tepër riafirmoi dëshirën e pronarëve për të investuar, duke filluar me projektin e stadiumit. Gazidis i kërkoi ekipit të jepte 100% në këtë fazë të fundit të sezonit, duke theksuar gjithashtu se të gjithë janë në vëzhgim në rolet përkatëse.

Mungonte në këtë përballje të skuadrës me Gazidis Paolo Maldini, ndërsa trajneri Pioli thjesht shikonte i heshtur, i vetëdijshëm se hija e Ralf Rangnick është gjithnjë e më e pranishme.

të fundit

Zbutja e objektivave për makinat me benzinë dhe naftë mund të kushtojë 185 mijë vende pune në BE

Lehtësimi i rregullave të Bashkimit Evropian për emetimet e dioksidit të karbonit nga veturat mund të ketë pasoja të kundërta…

21 seconds ago

Mourinho: Synimi ynë është të fitojmë trofe, jo vetëm të mposhtim Barcelonën

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt…

3 minutes ago

Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nesër për zgjedhjet në Bërvenicë

Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…

6 minutes ago

Kurti kërkon korrigjimin e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…

8 minutes ago

U arrestua nga policia pasi foli në media, i riu rrëfen dhunën policore: Efektivi më tha “dil në protestë po ta mbajti”! Më rrahën dhe shanë (VIDEO)

Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…

11 minutes ago

Prishtina triumfon 1-0 në derbin si mysafire ndaj Llapit

Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…

15 minutes ago