Werder Bremen ka luajtur ndeshjen vendimtare ndaj Mainzit të shtunën, ndeshje që në fund u humb me rezultat 3-1.
Por ajo që çuditi të gjithë adhuruesit e klubit dhe mediat gjermane ishte lënia në stol e Milot Rashicës, golashënuesit më të mirë këtë edicion të Werderit.
None found
Ylli kosovar u la në stol për gjatë 90 minutave dhe në asnjë moment trajneri Florian Kohfeldt nuk e ftoi për tu aktivizuar.
Në fakt trajneri gjerman Kohfeldt e ka mbrojtur gjatë gjithë kohës Rashicën, por pas ndeshjes së djeshme e ka kritikuar atë duke zbuluar edhe arsyen pse e la në bankë.
“E kam parë Milotin në ndeshjet e fundit dhe ai nuk ndërmori asnjë aksion të rrezikshëm në takimet kur luajti nga fillimi”, tha Kohfeldt duke sulmuar Rashicën për mos angazhim në ndeshjet e fundit.
“Shpresoja që për një moment loja të bëhej më e hapur për ne dhe ta inkuadroja Milotin për ta përdorur shpejtësinë e tij, por kjo gjë nuk ndodhi. Nuk funksionoi asgjë, unë vetëm kështu mund ta shpjegoj”, deklaroi i dëshpëruar tekniku gjerman.
Në anën tjetër mediat gjermane kanë raportuar se mosaktivizimi i Rashicës ka të bëjë me transferimin e tij të ardhshëm.
Në Gjermani janë të bindur se reprezentuesi i Kosovës ka një marrëveshje me RB Leipzig për ta zëvendësuar Timo Wernerin që ka kaluar te Chelsea.
23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, duke shënuar 10 gola e duke bërë gjashtë asistime.
Në rast se Werder Bremen bie nga elita e futbollit gjerman javën e ardhshme, atëherë Rashciës do t’i aktivizohet klauzola e largimit për vetëm 15 milionë euro nga klubi aktual.
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic dhe aksionarët e saj ekzistues planifikojnë të mbledhin deri në 64.4 miliardë dollarë përmes një…
Luana Vjollca, një nga emrat më të njohur të showbizz-it shqiptar, po rikthehet në ekranin e Top Channel pas një…
Endrick ka pranuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në afatin kalimtar të janarit, por…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…
Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të…