Categories: Uncategorized

Werder shtyn Rashicën drejt Anglisë

Te skuadra e Werder Bremenit besojnë se ka ardhur koha që sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica t’i marrë parasysh ofertat e skuadrave nga Premier League pasi marrëveshja me RB Leipzigun nuk do të finalizohet me gjithë dëshirën e futbollistit. K
ështu ka thënë drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann të premten për mediumet gjermane.

Rashica pritet të largohet gjatë kësaj vere kurse më herët ishte raportuar se kishte arritur marrëveshje personale me RB Leipzigun, ekip që me ofertën e tij nuk ka bindur Werderin. RB Leipzigu kishte ofruar 18 milionë euro në total për sulmuesin kosovar.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Werderi po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim, shumë të cilën mund të jenë të gatshme ta paguajnë ekipet angleze si Aston Villa e Wolverhampton.

“Për shkak të stilit të lojës dhe faktit që është në Ligën e Kampionëve, RB Leipzig sigurisht se është një klub emocionues për Milotin. Por pyetja është se a ka kuptim që lojtari të presë kur të dy klubet nuk mund të arrijnë një marrëveshje. Nëse të dy palët kanë ide të ndryshme dhe përcaktojnë kufij, është e mundur që transferi mos të realizohet”, ka thënë Baumann. “Sigurisht, ka klube tjera të interesuara për Milotin edhe pse kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të mbetet te Werderi në sezonin e ri”.

të fundit

Projektbuxheti i vitit 2027 arrin 4,27 miliardë euro, Kurti e prezanton para deputetëve

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2027, i cili “peshon”…

2 minutes ago

Përparim Rama replikon ndaj Kurtit: Dështimi i Lojërave Mesdhetare, përgjegjësi e Qeverisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rrezikimin e organizimit të Lojërave…

3 minutes ago

Merz thërret në Berlin “Koalicionin e Vullnetmirëve”, në tryezë edhe Edi Rama

Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka organizuar në Berlin një takim të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”,…

3 minutes ago

Konfiskohen telefonat e gazetarëve në Air Force One, Shtëpia e Bardhë flet për arsye sigurie

Shtëpia e Bardhë konfiskoi sot telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One ,…

8 minutes ago

Bytyqi akuzon Qeverinë për manipulim: Një miliard borxhe të prapambetura, dy miliardë huazime të reja

Fatmir Bytyqi nga LSDM, në seancën dëgjimore të komisionit për Projektbuxhetin për vitin 2027, theksoi se paraqitja e huamarrjes së…

20 minutes ago

Liria synon elitën, kapiteni Susuri flet për ambiciet dhe objektivin e sezonit

Kapiteni i Kf Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri 'Suso', ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në këtë sezon, duke theksuar se…

27 minutes ago