Pronarët e Manchester City shpresojnë që ta blejnë një klub të ri, që do të jetë i nënti që ata janë pjesë e aksionarëve, por këtë do ta bëjnë pasi të ketë kaluar pandemia.
City Football Group që është krijuar nga pronat sheik të klubi anglez janë në bisedime për klubin franceze Nancy.
None found
Ata do të paguajnë rreth 14 milionë euro për klubin që aktualisht garon në nivelin e dytë të futbollit francez, por bisedimet janë bllokuar pas pauzimit të futbollit.
Presidenti i Nancy Zhak Rouselot ka thënë javën e kaluar se “ishte i shqetësuar” për marrëveshjen.
Sidoqoftë, një burim i brendshëm i Cityt tha: “Ne ende shpresojmë ta bëjmë këtë, por varet nga sa zgjat situata aktuale. Është pezull për momentin”.
Blerja e parë e City Football Group ishte ajo e Manchester City në vitin 2008.
Sheik Mansour bin Zayed Al Nahyan dha miliona në klub dhe që atëherë kanë fituar katër tituj të Ligës Premier dhe dy FA Kupa.
Klubi tjetër ishte në MLS, New York City, që u morë në vitin 2013.
Një vit më pas, City Football Group bleu klubin australian Melbourne Heart dhe i ndryshoi emrin në Melbourne City.
Pastaj klubet tjera që u blen ishin Yokohama F. Marinos në Japoni, Montevideo City Torque në Uruguai, Girona në Spanjë, Sichuan Jiuniu në Kinë dhe Mumbai City në Indi.
/Telegrafi/
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…