Kapiteni i Palermos, Alessandro Martinelli, është detyruar t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare si pasojë e problemeve me zemrën.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet:
None found
“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist. Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinellit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”.
Kujtojmë që Martinelli ka luajtur për ekipe, si Sampdoria, Venezia, Modena e Brescia, para se të nënshkruante për klubin sicilian në vitin 2019.
Ai ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Zvicrës deri te U-21.
Çmimi i lartë i imputeve bujqësore dhe karburanteve, si dhe rënia e fuqisë punëtore vijojnë të shkaktojnë vështirësi të shumta…
Të mërkurën në mbrëmje, Gustavo Duque, kryetari i bashkisë së Chacao-s, një lagje në Caracas, deklaroi se të paktën katër…
Një tërmet i fuqishëm ka përhapur panik në Karakas të Venezuelës, ndërsa disa qytetarë kanë mbetur të izoluar në apartamentet…
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përmbledhur vendimet e djeshme të qeverisë në detyrë që prekin Odën e…
Teksa Botërori 2026 po hyn në fazat më intensive, me deri në gjashtë ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve,…
MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) në orën 20:30, nëpunës policorë për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës pranë…