Categories: sport

Martinelli rrëfen emocionet pas golit që kualifikoi Brazilin: Nuk gjej dot fjalë

Gabriel Martinelli, protagonisti i suksesit 2-1 të Brazilit përballë Japonisë, ka komentuar pas sfidës vendimtare që i dha “Seleçaos” biletën për në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Goli që vulosi fitoren erdhi në kohën shtesë, kur sulmuesi brazilian i dha fund një përballjeje të fortë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit, duke e anuar rezultatin në favor të Brazilit.

Pas ndeshjes, Martinelli u shpreh se nuk arrinte ta përshkruante atë që ndiente.

“Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar gëzimin në zemrën time. Duke parë të gjithë ata tifozë në këmbë, prindërit e mi, miqtë e mi… nuk mund ta shpjegoj,” ka thënë Martinelli pas ndeshjes.

Futbollisti tregoi edhe për momentin kur humbi një rast më herët, duke theksuar se kishte besuar se një tjetër mundësi vendimtare do t’i paraqitej.

“Pasi godita shtyllën, e dija që do të kisha një shans tjetër. Sinqerisht nuk kam fjalë. Jam thjesht i lumtur që arrita ta ndihmoja ekipin, pavarësisht nëse luaj në të majtë apo në qendër. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin,” shtoi ai.

Falë këtij triumfi, Brazili avancon në fazën e 1/8 së finales dhe vijon rrugëtimin e tij në Kupën e Botës 2026.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

2 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

2 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

2 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

3 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

3 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

3 hours ago