Categories: Uncategorized

Presidenti i UEFA-s ngre alarmin: Euro 2020 në rrezik

Drejtuesit më të lartë të UEFA-s, të kryesuar nga presidenti Aleksander Ceferin, janë mbledhur në Amsterdam për të diskutuar për evolucionin e Coronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në botën e futbollit. UEFA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë asnjë impakt në organizimin e Kampionatit Europian, verën e ardhshme, që do të organizohet nga 12 vende të ndryshme.

Greg Clarke, presidenti i Federatës së Futbollit (Angli) dhe zëvendës president i FIFA-s, ka deklaruar se nuk pret që frika nga Coronavirusi të prekë ndeshjet miqësore të “Tre Luanëve” kundër Danimarkës dhe Italisë, të programuara për t’u zhvilluar në Wembley në fund të marsit.

Të lidhura

None found

“Ne vijojmë me programin tonë, edhe pse jemi gati të përshtatemi në rast ndryshimesh që mund të vendosen nga lart.

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, la të kuptohet që nuk përjashtohet asnjë masa ekstreme në rast të shtimit të rrezikut nga Coronavirusi, qoftë edhe anulimi i Euro 2020.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale.”

të fundit

Albanians in the Preševo Valley join forces for more seats in Serbia

Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të…

1 minute ago

Protest ends in the capital, 13 injured and several detained

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e…

2 minutes ago

France, demonstrations intensify in Marseille: 135 people arrested

Protestat në Francë janë përshkallëzuar sërish këtë të shtunë, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë në Marsejë, ndërsa në Paris…

2 minutes ago

Përfundon protesta në kryeqytet, raportohet për 13 të lënduar dhe shoqërime

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e…

14 minutes ago

Drejtuesi i Ferrarit i jep 10 nga 10 Roadster-it të ri të Teslës

Benedetto Vigna, CEO i Ferrarit, ka vlerësuar me notën 10 nga 10 teknologjinë dhe prezantimin e Tesla Roadster-it të ri,…

14 minutes ago

Francë, demonstratat tensionohen në Marsejë: 135 persona të arrestuar

Protestat në Francë janë përshkallëzuar sërish këtë të shtunë, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë në Marsejë, ndërsa në Paris…

29 minutes ago