Categories: sport

Mungesa e Ceferin në finalen e Botërorit, mediat britanike zbulojnë shkaqet

Aleksander Ceferin nuk ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Sipas mediave britanike, presidenti i UEFA-s zgjodhi të mungonte në shenjë proteste ndaj mënyrës se si FIFA e organizoi dhe e drejtoi turneun.

Të lidhura

None found

Gazeta The Times raporton se ky veprim nxjerr në pah tensionet mes UEFA-s dhe FIFA-s, raporte që janë përkeqësuar si pasojë e disa vendimeve të debatueshme të marra gjatë Botërorit.

Përplasja u thellua nga çështja Balogun

Pakënaqësia e UEFA-s lidhet veçanërisht me vendimin e Komisionit Disiplinor të FIFA-s për t’ia hequr sulmuesit amerikan Folarin Balogun pezullimin prej një ndeshjeje.

Organi drejtues i futbollit evropian reagoi me kritika të forta, duke e përshkruar vendimin si “të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikuar”. UEFA vlerësoi gjithashtu se një ndërhyrje e këtij lloji cenon besueshmërinë e procedurave disiplinore.

Debati mori përmasa më të mëdha pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump kishte komunikuar me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino, për t’i kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të Balogun. Ky zhvillim ngriti pikëpyetje rreth një ndikimi të mundshëm politik në vendimet e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Gjyqtari somalez dhe trajtimi i Iranit, të tjera burime tensioni

Marrëdhëniet u acaruan edhe për shkak të rastit të arbitrit somalez Omar Artan, të cilin autoritetet amerikane e kthyen përpara nisjes së turneut. UEFA reagoi në mënyrë simbolike duke e caktuar atë si gjyqtar kryesor të finales së Superkupës së Evropës, e planifikuar të luhet muajin e ardhshëm.

Shqetësime nga UEFA pati edhe për mënyrën se si u trajtua kombëtarja e Iranit gjatë Kupës së Botës.

Në hyrje dhe dalje nga Shtetet e Bashkuara, futbollistët iranianë u përballën me kontrolle dhe kufizime më të ashpra. Trajneri Amir Ghalenoei tha se skuadra e tij ishte vendosur në “pozicionin më të vështirë” krahasuar me të gjitha ekipet e tjera pjesëmarrëse.

UEFA kundërshton edhe disa risi në rregullore

Rezervat e drejtuesve evropianë nuk kufizohen vetëm te vendimet disiplinore. Raporti bën të ditur se UEFA nuk pajtohet me disa ndryshime që FIFA zbatoi gjatë turneut.

Mes tyre përmenden pushimet e zgjatura për rifreskim. Sipas UEFA-s, këto ndërprerje e ndanë praktikisht ndeshjen në katër segmente, duke krijuar njëkohësisht më shumë hapësirë për transmetimin e reklamave televizive.

Në finalen e Kupës së Botës, pjesa e parë e pushimit zgjati gjithashtu 27 minuta, megjithëse rregullat e futbollit lejojnë një kohëzgjatje maksimale prej 15 minutash.

UEFA nuk pritet të përfshijë disa prej interpretimeve të reja të FIFA-s. Në këtë grup hyjnë përdorimi i VAR-it kur ngatërrohet identiteti i futbollistëve dhe rregulli që u mundëson lojtarëve të mbulojnë gojën gjatë komunikimit në fushë.

Megjithëse nuk shkoi në finale, Ceferin mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës më 11 qershor në Mexico City, ku ndoqi edhe takimin e parë të turneut.

të fundit

Protesta studentore në Tiranë jehonë në mediat botërore, Bloomberg: Rriten kërkesat për largimin e Ramës

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane…

12 minutes ago

Protestat e së shtunës në Itali, arrestohen 9 persona dhe shoqërohen 371 të tjerë

Nëntë persona janë arrestuar dhe 371 të tjerë janë shoqëruar në komisariat gjatë protestave të zhvilluara të shtunën në tetë…

17 minutes ago

Eli Junior Kroupi zgjedh Francën: lë pas Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë

Eli Junior Kroupi ka vendosur që në nivel ndërkombëtar të përfaqësojë Francën, duke hequr dorë nga mundësia për të luajtur…

18 minutes ago

Francë, rreth 1 mijë të arrestuar pas protestave dhe përplasjeve në disa qytete

Qindra protesta u zhvilluan të shtunën në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës, ndërsa autoritetet angazhuan forca të shumta…

36 minutes ago

Salianji akuzon Ramën për dhunë ndaj protestuesve: Po përdoret policia për të mbrojtur pushtetin personal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë tubimeve në Tiranë. Në një intervistë…

39 minutes ago

Real Madridi planifikon rikthimin e Nico Pazit për 80 milionë euro

Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke aktivizuar klauzolën e…

42 minutes ago