Categories: Uncategorized

Presidenti i Skëndërbeut plas akuzën e fortë ndaj UEFA-s: Na dënuan se jemi shqiptar

Ardjan Takaj është i qetë edhe pasi mëson se Skënderbeu i tij sapo ka shuar çdo shpresë për t’u kthyer ai i pak viteve më parë.

Presidenti i klubit korçar pranon të rrëfejë ekskluzivisht për “Panorama Sport” prapaskenat e vendimit të Gjykatës Federale në Zvicër, por edhe planin që ka për të ardhmen.

Të lidhura

None found

“Gabimi i vetëm është që shkuam shumë lart dhe u morëm me drejtësinë. Unë nuk e braktis Skënderbeun”, ka thënë ndër të tjera kreu i klubit korçar.

Zoti Takaj, më në fund vendimi erdhi, por jo ai që dëshironit. Çfarë ka diçka më tepër se ai njoftim që bëtë në faqen e klubit?

Thjesht na njoftuan për vendimin, por ende nuk na ka ardhur i argumentuar, edhe pse tani pak rëndësi ka kjo pjesë. Nga sa jemi në dijeni, në seancën e parë me tre gjyqtarë fituam 2-1. Pra, dy anëtarë ishin pro ankimimit tonë që të rrëzohej vendimi i KAS-it.

Dhe çfarë ndodhi më pas?

Në Gjykatën Federale në raundin e parë vendimi merret nëse ka unanimitet nga të tre anëtarët e pranishëm. Më pas Gjykata bëri një seancë të dytë me pesë anëtarë. Në këtë seancë tre prej tyre ishin kundër ankimimit tonë dhe dy të tjerë na dhanë të drejtë. Në këto kushte, pati një vendimmarrje me shumicë të thjeshtë votash dhe kur është 3-2 atëherë nuk kalohet në një raund tjetër me 7 anëtarë.

Keni paralajmëruar një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane Për të Drejtat e Njeriut…

Është edhe një shkallë tjetër ku mund të shpresosh për të gjetur të drejtën, por mesa duket, këta që marrin vendime janë të njëjtit. Nuk na kanë marrë parasysh asgjë dhe kjo është më e rënda në gjithë këto shkallë gjyqësori. Tani që po flasim bashkë, sapo më shkroi avokati që ka ndjekur çështjen tonë dhe zhgënjimi është shumë i madh.

Çfarë ju ka thënë avokati?

Mesazhi ishte ky: “Më vjen keq për këtë vendim, por ndodhi sepse jeni një klub i një vendi të vogël. Çdo gjë është e paragjykuar, pasi përveçse jeni të vegjël, jeni edhe në Ballkan. Të kishte qenë një klub tjetër, nuk diskutohej që do ta fitonte çështjen. Është fatkeqësi, por kjo është e vërteta. Ky është realiteti i hidhur”.

Tashmë që nuk ka më shanse për të gjetur drejtësi, çfarë do të bëni me klubin. Jeni ende i bindur që do të vazhdoni te Skënderbeu?

Do të vazhdoj, pa diskutim. Skënderbeu do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e kampionatit shqiptar.

Keni tentuar gjatë kësaj periudhe të bëni një pakt me UEFA-n për të përgjysmuar dënimin?

Nuk jam marrë fare me këto gjëra. Ta dinim se do të funksiononte edhe kjo teori, atëherë nuk do të kishim bërë gjyq fare. Vendimi i marrë për Skënderbeun është si i bërë me dorë, nuk është dënim. Pra, një vendim që kërkon të shkrijë klubin dhe të mos i japë asnjë shans ringritjeje. Ky është dënimi i parë që UEFA ka marrë në këtë ekstrem, duke marrë për bazë edhe sistemin e basteve ku ka investuar vetë.

Është folur për një shkrirje të Skënderbeut dhe nisje nga e para duke ndryshuar emrin, një variant që e kanë bërë edhe klube të tjera që kanë falimentuar. Është ky një plan B pas këtij vendimi?

Absolutisht jo. Historinë e kemi bërë me këtë klub. Po të kishim ndërmend të bënim këtë variant, me siguri tani do të ishim në Superiore me Skënderbeun tjetër, por kam qenë i vendosur për të gjetur drejtësi.

Janë shlyer vetëm tri vite nga 10 në total?

Ata edhe 10 vite po i shleve, prapë ka rrezik nuk ta quajnë (qesh). Bëjnë çfarë u do qejfi.

të fundit

Drugs and money seized in Skopje, 19-year-old arrested

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa…

6 minutes ago

Hearing in Diana Kastrati murder case postponed until December 23

Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor,…

6 minutes ago

Rama convenes the Socialist Party’s National Assembly in Lalëz Bay! From student protests to the May 9 elections! What will be discussed

Ditën e shtunën 14 nëntor 2026, në orën 10:30, Partia Socialiste, do të mbledhë Asamblenë Kombëtarenë zonën e Gjirit të…

6 minutes ago

US moves aircraft from another base in Britain over concerns about Iran

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…

6 minutes ago

Dense fog blankets the Tirana–Peshkopi road, making travel difficult

Mëngjesin e sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë këtë gjithë territorin e rrethit të Bulqizës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin…

7 minutes ago

Serious incident in Pogradec: Worker falls from scaffolding on the job, rushed to a hospital in Tirana

Një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen nr. 1 të qytetit të…

7 minutes ago