La Liga u pezullua javën e kaluar pas dekretit të nxjerrë qeveria si pasojë e përhapjes në masë të koronavirus, por ashtu si shumë kampionate të tjera, ka ende disa javë deri në fund, më saktësisht 11 të tilla.
Por, përkeqësimi i gjendjes mund të çojë deri aty saqë të mos vazhdohet më dhe të mbyllet gjithçka. Megjithatë, presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales e ka përjashtuar mundësinë e dorëzimin të titullit të La Ligas, pa u mbyllur sezonin.
None found
U përfol se Barcelonës e cila aktualisht është dy pikë para Real Madridit pas 27 ndeshjeve të luajtura, do t’i jepej titulli nëse sezoni nuk do të mund të përfundonte.
Siç është rënë dakord me të gjitha 55 federatat e tjera të UEFA-s, të gjitha ligat evropiane do të kenë kohë deri më 30 qershor për të plotësuar kalendarët e tyre aktual.
“Ne kemi punuar me UEFA për shumë ditë, përmes telefonit dhe përmes videokonferencës. Ne kemi parashtruar disa propozime që janë miratuar. Ne tashmë e dimë se cilat janë situatat për garat evropiane, lokale dhe EURO 2020”.
“Garat duhet të përfundojnë para 30 qershorit. Të gjitha skuadrat duhet të luajnë të gjitha ndeshjet. Kjo është ajo që diskutuam me 55 federatat anëtare dhe me Komitetin Ekzekutiv. Të gjithë kemi votuar në mënyrë të favorshme”.
“Sezoni 19-20 duhet të përfundojë me të njëjtat rregulla dhe të mos ndryshojë, megjithëse situata është e jashtëzakonshme. Unë nuk mund të garantoj që gara do të përfundojë, siç kanë thënë të tjerët kanë thënë, përpara 30 qershorit. Është e padrejtë që gara të përfundojë me klasifikimi siç është tani”, ka thënë Rubiales.
Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…
Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të…
Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…
Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e…