Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Mario Gravina është rikthyer të flasë për kampionatin Italian dhe mundësitë e rifillimit, duke treguar edhe datat që janë planifikuar sipas disa skenarëve.
Vetëm një ditë pas video-konferencës së UEFA-s, ku u vendos shtyrja e Kampionatit Europian, për t’i hapur udhë përfundimit me sukses të kampionateve kombëtare, Gravina ka dyshimet e tij nëse do të shkojë gjithçka sipas planit.
None found
“Në skenarin normal kemi planifikuar rifillimin e kampionatit më 3 maj, në skenarin më optimist më 13 prill dhe në atë më pesimist, më 13 qershor, që do të ishte vërtetë shumë vonë. Ne duam të çojmë deri në fund kampionatet kombëtare dhe do ta bëjmë këtë edhe nëse do të jetë nevoja për të ndryshuar formatin dhe për të aplikuar Play Off-in”, deklaroi Gravina.
Një temë që ka filluar gjerësisht të diskutohet ditët e fundit, është ajo e ndërprerjes së pagave të futbollistëve, për periudhën gjatë të cilës nuk po luajnë, si një mënyrë që klubet të ulin sadopak humbjet nga ndërprerja e kampionateve.“Nuk është tabu të mendosh për ndërprerjen e pagave të futbollistëve, por këtu u referohem vetëm niveleve të larta të këtij sporti. Jemi thirrur të gjithë të bëjmë një gjest të përgjegjshëm, për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar”, tha presidenti I Federatës Italiane të Futbollit.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…