Premier Leagua edhe njwherw ka konfirmuar dwshirwn e saj pwr ta mbyllur sezonin nw fushat e blerta.
Gjatë ditës së sotme, të gjitha 20 klubet e Premierligës kanë zhvilluar një taim, ku kanë folur rreth mundësive për rifillimin e sezonit.
None found
Përkundër faktit që nuk është caktuar një datë për rikthim, Premierliga është e vendosur që sezoni të mbyllet në fusha të blerta.
“Bashkë me industritë dhe bizneset tjera, Premierliga dhe klubet tona po punojnë përgjatë një planifikimi të një skenari kompleks. Ne jemi duke diskutuar vazhdimisht me partnerët tanë dhe qëllimi ynë është të sigurohemi që jemi në pozitë për të rifilluar ndeshjet, kur një gjë e tillë të jetë e sigurt për t’u bërë. Sigurisht, me mbështetje të qeverisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar.
“Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, stafit të klubeve dhe tifozëve është prioriteti ynë dhe liga rifillon vetëm kur sugjerime mjekësore lejojnë atë. Objektivi mbetet që të kompletohet sezoni 2019/20, por në këtë fazë, të gjitha datat janë vetëm tentativa, me virusin që po zhvillohet’, thuhet në vazhdim.
Aktualisht, në Premierligë, Liverpool është skuadra që prinë në tabelë dhe vështirë se mund të arrihet edhe nëse vazhdon sezoni.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…