Nesër në mbrëmje do të luhet një nga ndeshjet më të shikuara në të gjithë botën, “Derby della Madonnina”.
Në konferëncën për shtyp trajneri i Milanit, Stefano Pioli vlerësoi maksimalisht sfidën përballë Interit, teksa shtoi se e ka përgatitur një stratehji që shpreson të jetë e duhura për t’ia dalë ndaj “zikaltërve”.
Pioli foli edhe për gjendjen e Ibrës, duke shtuar se duhet që skuadra të ketë fytyrën e gjigantit suedez.
“Ndeshjet derbi janë shumë të veçanta dhe të bukura për t’u luajtur. Interi ka bërë një nisje shumë të mirë të kampionatit, ndërsa ne po përpiqemi të rikuperojmë dhe vijmë në një formë shumë të mirë. Kemi përgatitur një strategji, duke pasur parasysh cilësitë e kundërshtarit, por shpresoj që të jetë e duhura dhe t’ia dalim. Ibra ka punuar mirë, por i mungon një seancë e plotë me skuadrën gjatë këtyre ditëve, megjithatë mund të jetë gati nesër. Shpresoj që skuadra të ketë fytyrën e tij, pra të tregojë grintë e dëshirë për fitore nesër”, tha Pioli. /albeu.com/
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…