Categories: Uncategorized

Pesë arsyet pse Xavi refuzoi Barcelonën

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, pasi që është e gatshme t’i ndajë rrugët me Ernesto Valverden. Më i përfoluri deri më tani ka qenë ish-mesfushori legjendar i klubit, Xavi Hernandez.

Njeriu me të cilin Barcelona dëshironte më së shumti ta zëvendësojë Ernesto Valverden ishte Xavi. Megjithatë, ky i fundit e habiti ish-klubin e tij kur vendosi ta refuzojë ofertën.

Të lidhura

None found

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, ai i kishte pesë arsye prapa vendimit për të mos u bërë tani trajneri i ri i Barcelonës.

Së pari, Xavi e di se ai mund ta marrë postin e trajnerit në Camp Nou kurdo që të dojë dhe nuk ka nevojë të ngutet. Ai beson se do të ishte më mirë ta merrte këtë post në fund të sezonit dhe është i gatshëm të presë edhe pak.

Së dyti, ai e respekton Ernesto Valverden, i cili e ka fituar titullin e La Ligës që dy vjet radhazi, dhe nuk mendoj se do të ishte e drejtë ta merrte postin e trajnerit në këtë mënyrë.

Pastaj, ai e respekton edhe klubin e tij aktual, Al Sadd, të cilët i besuan atij kontratë shumëvjeçare dhe ia dhanë mundësinë e parë për ta provuar veten si trajner.

Gjithashtu, ai është i përkushtuar ndaj lojtarëve të tij aktual dhe së shpejti do t’u vije finalja e Kupës së Katarit. Xavi nuk do të dëshironte t’i linte ata në baltë para një ndeshjeje kaq të madhe.

Arsyeja e fundit është më e komplikuar. Ai i është përkushtuar “moralisht” njëri kandidat në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, Victor Fontit. Zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm, kur Xavit i përfundon kontrata me Al Saddin. Për këtë arsye, ai do t’ia vë syrin postit të trajnerit të Barcelonës atëherë.

Pasi e kishte mbyllur karrierën e tij si futbollist – gjatë së cilës e fitoi statusin e legjendës në Barcelonë – Xavi e filloi karrierën e tij si trajner. Deri më tani ai e ka udhëhequr skuadrën e Al Saddit në 14 ndeshje, prej të cilave i mori tetë fitore, një humbje dhe pesë barazime.

të fundit

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

3 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

30 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago