Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, beson se klubi katalonas duhet ta respektojë Ernesto Valverden, përderisa e ka vlerësuar situatën rreth postit të trajnerit si të shëmtuar.
Andres Iniesta e diskutoi për Onda Ceron situatën aktuale në Barcelonë sa i përket postit të trajnerit dhe e kritikoi klubin për mënyrën se si e kanë trajtuar Ernesto Valverden.
None found
Situata e Valverdes: “Ajo që më vjen në mendje është se, nëse këto janë të vërteta, gjithçka është bërë në një mënyrë të shëmtuar. Mendoj se klubi duhet të ketë gjithmonë respekt për trajnerin… Situata rreth postit të trajnerit është lënë shumë keq”.
Marrëdhënia me Bartomeun dhe bordin e Barcelonës: “Unë nuk jam takuar apo biseduar me ta. Ne nuk flasim shumë, por kam marrëdhënie të mirë më presidentin, ashtu siç e kisha kur isha këtu”.
Marrëdhënia personale me Valverden: “Lidhja ime me trajnerin është shumë e mirë. Ne kemi biseduar disa herë gjatë vitit. Por, pavarësisht a na pëlqen trajneri apo jo, mendoj se situata nuk është e pëlqyeshme për askënd: trajnerin, ekipin apo tifozët”.
Mundësia që Xavi ose Koeman të bëhen trajnerë të Barcelonës: “Të gjithë kanë mundësi, këtë e dëshmon rasti i Guardiolës që kaloi në ekip të parë nga ekipi B. Xavi e di më së miri, ai do t’i ketë analizuar të gjitha mundësinë dhe le ta shohim se çfarë do të ndodhë. Koeman ka shumë përvojë si trajner, ndërsa Xavi është duke filluar tani. Por, shpeshherë, përvoja s’ka shumë vlerë. Që të dy kanë qenë në Barcelonë dhe e njohin klubin”.
E ardhmja e tij si trajner: “Unë ende nuk kam licencë për t’u bërë trajner, por dua ta marr. Por, kam ende punë për të bërë në fushën e lojës. Ideja ime ishte të vazhdoja të luaja edhe vitin tjetër. Ende e shijoj futbollin”.
Lamtumira e fundit me Spanjën: “Do të ishte mirë ta luaja një ndeshje të fundit lamtumirëse. Por, për shkak të kalendarit dhe gjithçkaje tjetër, nuk është e lehtë. Nuk e di nëse kjo është bërë për ndonjë lojtar tjetër. Koha ime me Spanjës ka marrë fund, por do të ia vlente të bisedonim për ta bërë se a është e mundshme një gjë e tillë apo jo”.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…