Categories: Uncategorized

Përhapja e koronavirusit, mjekët drejtojnë gishtin nga Champions

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përhapjen e koronavirusit në kontinent.

Pas mjekëve spanjollë që akuzuan UEFA-n se nuk veproi në kohë dhe lejoi sfidat me tifozë në raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni, duke iu referuar më konkretisht përballjes mes Atalantës dhe Valencias në “San Siro” të Milanos, janë dhe mjekët gjermanë dhe ata anglezë që i qëndrojnë të njëjtës hipotezë.

Të lidhura

None found

Matthew Ashton, Drejtor i Shëndetit Publik për qytetin e Liverpoolit ka theksuar se sfida e kthimit e 11 marsit mes “The reds” dhe Atletikos së Madridit, që u luajt në “Anfield Road” me praninë e të dyja tifozërive, ka ndikuar në përhapjen e të sëmurëve në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu dhe mjeku francez Marcel Garrigou Grandchamp, kishte cilësuar si shkaktare për përhapjen në masë të sëmundjes në Francë, sfidën mes Lyonit dhe Juventusit, ndërsa janë ngritur edhe shqetësime për përballjen e kthimit mes PSG-së dhe Borussias së Dortmundit.

Pavarësisht se takimi ishte luajtur me dyer të mbyllura, jashtë impiantit parizien ishin mbledhur rreth 5 mijë tifozë, afërsia e të cilëve me njëri-tjetrin sipas mjekëve francezë mund të ketë ndikuar, në përhapjen e sëmundjes në kryeqytetin francez, me Francën që në dy ditët e fundit ka thyer çdo rekord sa i përket vdekshmërisë brenda 24 orëve për shkak të koronavirusit.

Nga ana tjetër mjekët gjermanë kanë shprehur gjithashtu shqetësim që edhe takimi i parë mes dy skuadrave i luajtur në Vestfali mund të ketë ndikuar në shtimin e rasteve, pasi sëmundja ka qarkulluar që në muajin shkurt, pavarësisht se deri në këto momente duket se vendi më i zhvilluar i Europës po arrin ta menaxhojë më mirë situatën me përhapjen e Covid-19.

të fundit

Aksident në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përplaset me automjete, raportohet për të plagosur

Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me…

14 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra ditën e sotme, 11 aktive dhe 7 nën monitorim

20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja…

15 minutes ago

Travel through Serbia continues to put Albanians at risk, with some remaining in Serbian prisons

Që nga gushti i vitit 2025, Behar Preniqi vazhdon të jetë i burgosur në Serbi,. Ai u arrestua nga autoritetet…

19 minutes ago

Flames engulf Mount Tërbun, Pukë Municipality describes situation as alarming

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po…

20 minutes ago

AfD result in Saxony-Anhalt shocks Berlin, Klingbeil: Government must review its policies

Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë të Gjermanisë dhe zv.kancelar në koalicionin qeverisës të Friedrich…

20 minutes ago

Xenia Fedorova returns to French television remotely, Barrot: I am heartbroken

Ish-drejtuesja e kanalit shtetëror rus Russia Today, Xenia Fedorova, do të rikthehet në ekranet franceze si komentatore, pavarësisht dëbimit të…

21 minutes ago