Reagon UEFA me një komunikatë zyrtare lidhur me vazhdimin e kompeticioneve të saj.
Liga e Kampionëve, Europa League dhe Euro 2020 mund të pezullohen të gjitha, si pasojë përhapjes së gjerë të koronavirusit.
None found
Reagimi i plotë i UEFA-s:
“Me zhvillimet e fundit të koronavirusit dhe përhapjen e këtij virusi në Europë, si dhe analizën në ndryshim të Organizatës Botërore të Shëndetit, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Aosciacionit të Klubeve Evropiane si dhe një përfaqësues të FIFPro, për të marrë pjesë në takime me anë të videokonferencës, të martën më 17 mars, për të diskutuar rreth përgjigjes së futbollit europian ndaj shpërthimit të këtij virusi.
Diskutimet do të përfshijnë të gjitha garat vendase dhe evropiane, përfshirë edhe UEFA EURO 2020″, thuhet në komunikatën e UEFA”.
Megjithatë, pasi virusi Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mediat botërore raportuan për mundësinë që EURO 2020 të shtyhet për në vjeshtë ose vitin e ardhshëm.
Një zëdhënës i UEFA-s ka thënë për Goal se ende s’ka asnjë arsye për ta ndryshuar orarin e Kampionatit Europian 2020.
“Nuk ka arsye për të ndryshuar asgjë në axhendën aktuale. UEFA është në kontakt me të gjitha autoritetet relevante ndërkombëtare dhe lokale sa i përket koronavirusit dhe zhvillimit të saj”, ka thënë zëdhënësi i UEFA-s.
Qeveritë dhe autoritetet sportive përreth botës janë duke ndërmarrë veprime drastike në tentim për ta ndalur përhapjen e këtij virusi.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…