Categories: Uncategorized

Partnerja e Ruganit zbulon momentet e para kur mësoi se ishte infektuar me koronavirus

Michela Persico dhe Daniele Rugani rezultuan pozitivë me koronavirus. E fejuara dhe mbrojtësi i Juventusit po përballen me karantinën, duke u izoluar pas rezultatit të tamponit, që vërtetoi infektimin e tyre.

Persico, e cila foli në “Canale 5”, tregoi se si reagoi ndaj lajmit për pozitivitetin e të dashurit të saj:

Të lidhura

None found

“Kur dëgjova për Daniele, unë kalova 10 minuta të tronditjeje të madhe. Koka ime u përshkrua nga një qark i shkurtër, nisa t’i bëj vetes një mijë pyetje. Kur prekeni nga ky virus, ju përjetoni një shok të madh psikologjik.

Daniele i kishte të pakta simptomat klasike të koronavirus, nuk e dinte nëse ishte pozitiv, ndaj mund t’ua kishte ngjitur të gjithëve. Klubi, duke pasur parasysh simptomat e tij, e konsideroi të këshillueshme për t’i kryer testet. Pas fatit të keq, unë isha e lumtur që Juventusi aplikoi testin e tamponit”.

Partnerja e Ruganit është shtatzënë dhe, disa ditë pas njoftimit të klubit nga Piemonte për mbrojtësin, e bëri të ditur se edhe ajo duhej të merrej me Covid-19: “I bëja vetes pyetje në lidhje me shëndetin e Daniele, timin dhe të fëmijës, pa pasur përgjigje. Në atë moment nuk dija kujt t’i drejtohesha dhe telefonova prindërit e mi, të cilët janë nga Bergamo”.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

2 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

2 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

2 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

19 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

19 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

19 minutes ago