Partizani rikthehet të luajë në “Air Albania” dhe mposht Laçin me rezultatin minimal 1-0, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke u rikthyer plotësisht në garë për një vend në Kupat e Europës.
“Të kuqtë” vinin pas dy fitoresh ndaj Luftëtarit e Flamurtarit, që kishin rikthyer disi qetësinë në ekip, ndërsa sot, ndonëse përballeshin me një kundërshtar direkt për zonën europiane të renditjes, e nisën mjaft mirë takimin.
None found
Pasa disa aksioneve radhazi, ishte sulmuesi shkodran Eraldo Çinari që në minutën e 10’ iu vodh bukur mbrojtjes kurbinase dhe i vetëm me portierin Stajilla, tregohet i saktë, duke shtyrë topin në rrjetë dhe duke u dhënë avantazhin të tijve.
Kaq mjaftoi që “të kuqtë” të fitonin qetësi dhe të menaxhonin më mirë lojën, ndërsa skuadra e Laçit provoi disa herë të gjejë golin e barazimit, por herë për pasaktësi të sulmuesve e herë për meritë të Alban Hoxhës, nuk arriti të konkretizojë me gol.
Vërshëllima finale e arbitrit kryesor të takimit la në fuqi fitoren 1-0 për Partizanin, që tani ngjitet në kuotën e 47 pikëve, vetëm dy pikë larg Laçit, që momentalisht mban vendin e tretë të renditjes.
Po sot në orën 17:00, në Vlorë është luajtur edhe sfida mes Flamurtarit e Luftëtarit, e cila filloi me 15 minuta vonesë për shkak të shpalosjes së një banderole në mbështetje të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Të dy skuadrat kanë rënë tashmë edhe matematikisht në Kategorinë e Parë, ndaj interesi ishte i ulët për këtë sfidë, që gjithsesi u dominua nga vendasit, të cilët fituan me rezultatin e thellë 6-1 dhe ndalën serinë prej 4 humbjesh radhazi.
Ribaj dhe Ramos shënuan për Flamurtarin në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë skena kaloi për Ardit Hoxhën, që dërgoi tre herë sferën në rrjetë. Golin e vetëm për gjirokastritët e shënoi Aldrin Oshafi, ndërsa dy minuta para fundit ishte sërish sulmuesi Andi Ribaj, që shënoi dhe vulosi rezultatin final 6-1.
Diplomati gjerman, Dirk Schubel, u emërua përfaqësues i ri i posaçëm i BE-së për Kosovën. Të hënën, Këshilli i…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…
Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjetur ende pas përmbysjes së një varke me 19 persona…
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve brenda territorit iranian po vijojnë për të katërtën ditë radhazi, teksa klima…
Arsenali ka zhvilluar diskutime të reja me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez, megjithatë sulmuesi argjentinas…
Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po…