Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci është rikthyer edhe një herë për të folur për aventurën e tij të dështuar në stolin kuqezi.
Në një intervistë për të përditshmen italiane, “Corriere dello Sport”, tekniku italian vazhdon të sulmojë FSHF-në.
None found
Panucci ve të tjerave thekson se thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.
“Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualifikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit.
Në Kombëtare shqiptare edhe tani ka shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26 të tillë. I bindja, udhëtoja shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën.
Futbollisti që ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali, i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai.
Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë. Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, deklaron Panucci.
Një pikturë e realizuar në vitin 1960 nga artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama është shitur për 14.7 milionë dollarë…
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Irlandës, me…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.…
Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…
Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…