Categories: Uncategorized

Ofertat nuk kanë mbërritur, por Dortmund nuk jep garanci për të ardhmen e Sancho

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund ka insistuar se ai nuk ka kontaktuar me asnjë klub për transferimin e Jadon Sancho, mirëpo nuk mund të japë garanci se futbollisti nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Sancho po gëzon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligë, goli ndaj Union Berlin e bëri atë futbollistin e parë që shënon 25 gola në kampionatin gjerman para së të mbushë 20 vjec.

Anglezi më parë e kishte thyer rekordin e Horst Koppels, kur ishte bëri lojtari më i ri që i kishte shënuar 22 gola në ligën elitare të futbollit në Gjermani, pas golit të tij në barazimin 3:3 me RB Leipzigun më 17 dhjetor.

Ndikimi i tij si me Dortmundin në Gjermani, ashtu edhe me Kombëtaren e Anglisë, ka bërë që shumë klube të Premierligës ta monitorojnë situatën e tij në Dortmund, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që konsiderohet si njëri ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë përfolur që një kohë të gjatë për transferimin e anglezit, përderisa edhe Liverpooli është interesuar gjatë kohës së kohës. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, insiston se Dortmundi s’ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

“Fakti është se asnjë klub tjetër s’na ka kontaktuar deri më tani për Jadonin. Unë nuk mund të përgjigjem sot në pyetjen se a do të qëndrojë Sancho në Dortmund përtej këtij sezoni”, ka thënë Zorc.

“Ajo që mund ta them me siguri është se ai ndihet shumë rehat me ne, përndryshe s’do të ishte duke bërë paraqitje aq mbresëlënëse javë pas jave”.

“Ai është një fenomen dhe tani është duke bërë superparaqitje. Ai nuk pushon pothuajse kurrë sa është në fushë, gjithmonë i ndihmon skuadrën në mbrojtje. Ai punon shumë dhe e ka fituar respektin tim”.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago