Categories: Uncategorized

“Nuk më pritej të vija këtu”, Eriksen flet për herë të parë si lojtar i Interit

Dje kreu vizitat mjekësore dhe sot ka nënshkruar kontratën me Interi.

Christian Eriksen i ka thënë fjalët e para si futbollist i ri i Interit.

Të lidhura

None found

Futbollisti danez ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me klubin italian duke i dhënë kështu fund eksperiencës angleze me Tottenhamin.

Dhe, mesfushori kreativ i ka thënë edhe fjalët e para si futbollist “Nerazzurr”.

“Nuk më pritej të vija këtu. Të jem këtu është e bukur dhe jam i lumtur që jam një futbollist i ri i Interit. Jam mjaft i emocionuar dhe mezi pres t’i takoj tifozët. E kam pasur mudnësinë ta ndiej dashurinë dhe ngrohtësinë e tyre. Ishte një pritje fantastike. Ndihem mjaft mirë”, ka thënë fillimisht Eriksen për Inter TV.

Ai ka statistika impresionuese në eksperiencën prej gjashtë vjetësh e gjysmë në Premierligë.

“Sinqerisht, nuk jam një tip që i ndjek shumë numrat, por e di se njerëzve iu pëlqen ajo çka kam bërë në Angli. Tash ka ardhur momenti për ta nisur këtë sfidë të re. Jam mjaft i lumtur që do të mund të luaj në Serie A dhe në një klub të madh si Interi, një klub fantastik”, ka shtuar përfaqësuesi danez.

Ai ka folur edhe për trajnerin Antonio Conte, me të cilin do ta ketë mundësinë të punojë së bashku tash e tutje.

“E kam pasur mundësinë ta njihja kur isha në Tottenham dhe jemi përballur me Chelsean e tij, ishte mjaft e vështirë. Mundësia për ta njohur dhe për të mësuar se si luajnë skuadrat e tij më entuziazmon”, përfundoi futbollisti ofanziv.

Eriksen kishte kontratë me Tottenhamin deri në fund të këtij sezoni, por Spurs e shitën atë tash, për të mos e humbur pa para gjatë verës.

Flitet se futbollisti i ka kushtuar Interit afro 20 milionë euro.

Interi po e ndjek titullin e kampionit në Itali dhe Eriksen do të jetë një ndihmesë e madhe për ta arritur këtë objektiv.

të fundit

PD proposes new territorial division: 100 municipalities and 12 counties

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në…

6 minutes ago

Oltjon Muzaka leaves Health Ministry and is appointed deputy minister of the Interior

Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që Oltjon Muzaka të lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.…

6 minutes ago

White House restricts media coverage of Xi Jinping’s arrival; MS NOW also barred after CNN

Gazetarëve të MS NOW u është mohuar aksesi për të mbuluar mbërritjen e presidentit kinez Xi Jinping në darkën shtetërore…

7 minutes ago

Çlirim Haziri calls on citizens to put KLA flags on their homes

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin…

8 minutes ago

Rukiqi seeks clarification on imports of Brazilian products: Why does Kosovo not act like the EU?

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka ngritur shqetësime lidhur me importin e produkteve me origjinë shtazore…

8 minutes ago

Safe City system to be rolled out in Ohrid, Kičevo, Struga and Debar on October 12

Në SPB Ohër po përfundojnë përgatitjet për vënien në funksion të sistemit “Safe City”, i cili nga 12 tetori do…

10 minutes ago