Categories: sport

Mjeku që ktheu në jetë Eriksenin zbulon fjalët e para të yllit danez pasi iu kthye vetëdija

Mjeku që ndihmoi në kthimin e Christian Eriksen në jetë pasi ai pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e Euro 2020 të Danimarkës me Finlandën javën e kaluar ka zbuluar atë që ylli danez tha në momentet pasi iu kthye vetëdija.

Mesfushori i Interit ra pa ndjenja në fushë gjatë pjesës së parë të lojës në Kopenhagë dhe iu deshën 15 minuta të marrë CPR (reanimacion kardiopulmonar) para se të këndellej dhe të nisej në spital në një gjendje të qëndrueshme, ku ai mbetet ende duke u rehabilituar.

Të lidhura

None found

Mjeku gjerman, Jens Kleinefeld ishte një nga njerëzit e parë në skenë në Parken Stadium dhe ndihmoi në dhënien e goditjeve elektrike që rifilluan rrahjen e zemrës së 29-vjeçarit.

Kleinefel tani ka zbuluar atë që tha Eriksen në momentet e para pasi u kthye në vetëdije.

“Rreth 30 sekonda më vonë, lojtari hapi sytë dhe unë mund të flisja direkt me të”, ka thënë fillimisht Kleinefeld për Fox Sports.

“Ky ishte një moment mjaft prekës, sepse në raste të tilla urgjente mjekësore në jetën e përditshme, shanset për sukses janë shumë më të ulëta”.

Kleinefeld zbuloi se më pas e pyeti Eriksen: “A jeni përsëri me ne?” dhe Eriksen u përgjigj: “Po, unë jam përsëri me ju. Dreqi ta hajë, unë jam vetëm 29 vjeç”.

Sot në mëngjes mjeku i ekipit kombëtar danez, Morten Boesen njoftoi se Eriksen ka pranuar të operohet.

Yllit danez do t’i vendoset një defibrilator kardioverter i implantueshëm (ICD) për të rregulluar ritmin e zemrës së tij.

të fundit

Remi: the law on the Specialist Chambers had a political impact; defending fellow fighters requires legal and diplomatic action

Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë…

2 minutes ago

Prime Minister Peter Magyar welcomes President Shiroka Pula in Budapest

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë…

3 minutes ago

Sad news: Lea from his music video dies at 25; Alban Skënderaj’s heartfelt message to Rinesa: You lived life courageously like a…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…

4 minutes ago

Araujo rrëfen periudhën kur futbolli nuk i sillte më kënaqësi

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka folur për periudhën e vështirë që e detyroi të largohej nga futbolli vitin e…

5 minutes ago

She strangled her father with a wire; Fier Prosecutor’s Office sends daughter and mother who concealed the crime to trial

Prokuroria e Fierit,  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetase, nënë e bijë, të përfshira në vrasjen…

5 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare Lea e videoklipit të tij, Alban Skënderaj mesazh prekës për Rinesën: E jetove jetën me guxim si një…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…

23 minutes ago