Ishte një nga futbollistët e parë që u afrua që kur në pankinën e Interit u ul Antonio Conte, por austriaku Valentino Lazaro nuk ia ka dalë të ambientohet me kampionatin italian dhe në ato pak shanse që i janë dhënë, nuk ka bindur aspak.
Conte nuk e sheh si titullar dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije menaxherit se mirëpresin ofertat në drejtim të lojtarit, për të mos e mbajtur vazhdimisht në pankinë.
None found
Së fundi për Lazaro ka shfaqur interes Newcastle, që është gati të paguajë dy milionë euro për huazimin dhe të ruajë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro të tjera.
Sipas mediave austriake, menaxheri i anësorit austriak ka fluturuar për në Angli, ku po diskuton nga afër me drejtuesit e “qymyrxhinjve”, ndërsa nga momenti në moment priten zhvillime të reja.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…
Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë ku raportohet se një person…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë ku raportohet se një person…