Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë ku raportohet se një person ka humbur jetën. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa mediat vendase shkruajnë se dyshohet për krim në familje.
Dyshimet e para, sipas mediave vendase, janë se sherri ka ndodhur mes djalit dhe babait, në mesin e të cilëve djali thuhet se ka ndërruar jetë.
None found
Bëhet me dije se vrasja është konfirmuar dhe nga Policia, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Arifi. Viktima që dyshohet se qëllua nga babai, ishte rreth 29 vjeç. Ndërsa i dyshuari për ngjarjen është larguar nga vendi i krimit dhe ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se krimi ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së sotme.
“Me datën 11.10.2026 rreth orës 19:30 kemi pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.
Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”., shkruhet në njoftimin e policisë.
Deri në këto momente që shkruajmë nuk ka informacione të tjera rreth ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…
Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…
Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…
Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…
Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…